A po ushqehemi me bukë për kafshët?!

Në një intervistë të dhënë për Express, Misin Voci, kryetar i Shoqatës së Mullisëve, tregon se Kompania Devolli, e ndihmuar nga Dogana e Kosovës, po i ushqen shqiptarët, andej e këndej kufirit, me miell që prodhohet nga gruri i dedikuar për ushqim të kafshëve. Sipas Vocit, gruri që Devollët e importojnë nga Serbia është i rezervave shtetërore, pa vlera ushqyese. Ai përdoret vetëm për kafshë. Voci e shpjegon se krimi është i shumëfishtë. Padyshim që Dogana e Kosovës është e involvuar me të dyja këmbët. Dëgjojeni rrëfimin tronditës.

Tashmë industria e miellit dhe grurit në Kosovë është para një kolapsi total, për shkak se e njëjta është kapur nga familja Devolli, e përkrahur nga të gjitha organet shtetërore.

Misin Voci, Kryetar i Shoqatës së Mullisëve, tregon se deri para disa kohësh në fabrikën e tij punonin 12 punëtorë, e tash punojnë vetëm 4-5 të tillë. Ai thotë se tregu është shkatërruar plotësisht prej kur Devollët e kanë blerë fabrikën e Sillosit në Rahovec.

Sipas Vocës, Devollët e shesin tonin e miellit më lirë se sa kushton toni i grurit. Kjo është absurde. Por, sipas tij, kjo ndodh sepse Devollët po e blejnë kilogramin e grurit në Serbi me 6 cent, kurse i njëjti në treg kushton 23-25 cent.

“Ata po i blejnë rezervat shtetërore serbe. Ai grurë është i vjetër 2-3 vjet dhe tashmë i ka humbur të gjitha vlerat ushqimore”, tregon Misini dhe shpjegon se importin ‘Dogana e Kosovës’ e konsideron si ushqim për kafshë, sepse ai në fakt i tillë është.

Duke qenë ushqim i kafshëve, gruri nuk i nënshtrohet obligimeve financiare doganore.

“Por problemi është se atë grurë e hanë shqiptarët”.

Gazeta Express në tri ditët e fundit ka provuar të takohet me përfaqësuesit e doganave për t’u njoftuar me ketë rast. Më saktësisht për t’i parë DUD’at doganorë, ku mund të shihen gjurmët e importeve, dhe në çfarë cilësie i njëjti është futur këtu. Dogana i ka ikur kontaktit.

Dëgjojeni rrëfimin tronditës të Misin Vocit, më zë dhe figurë./ Gazeta “Express” https://www.youtube.com/watch?v=bzS7ujfzqyE

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak