A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Ja çfarë thonë mjekët myslimanë

Besimtarët myslimanë nuk duhet të ngurojnë për të bërë vaksinën anti-Covid, pasi kjo nuk e prish agjërimin.

Qari Asim, një imam ka folur për median britanike BBC duke thënë se vaksina nuk ndikon aspak sepse vaksina shkon në muskuj më shumë se në qarkullimin e gjakut dhe nuk është ushqyese. Besimtarët myslimanë do të duhet të agjërojnë nga data 12 prill deri më 12 maj dhe gjatë këtyre ditëve, agjëruesit nuk hanë dhe as pinë asgjë nga lindja e diellit deri në perëndim.

“Shumica e dijetarëve islamikë janë të mendimit se marrja e vaksinës gjatë Ramazanit nuk do ta zhvlerësojë agjërimin,” tha Asim, i cili kryeson Bordin Këshillues Kombëtar të Xhamive dhe Imamëve.

Ai tha se mesazhi i tij për komunitetin mysliman ishte: “Nëse keni të drejtë për të bërë vaksinën dhe keni marrë ftesën tuaj, duhet të pyesni veten: a e merrni vaksinën që është provuar të jetë efektive apo rrezikoni të infektoheni me Covid, sëmundje e cila mund t’ju sëmurë dhe të ndikojë që të humbni gjithë ditët e agjërimit e të përfundoni në spital?”

Farzana Hussain, një myslimane dhe mjeke e përgjithshme në The Project Surgery në Londrën Lindore, u ka kërkuar njerëzve që edhe gjatë muajit Ramazan të marrin vaksinën Covid-19, duke theksuar se injeksioni nuk e prish agjërimin e tyre.

“Ne e dimë që shumë myslimanë janë të shqetësuar për vaksinimin e tyre gjatë muajit të Ramazanit. Shumë njerëz besojnë se bërja e një injeksioni në të vërtetë prish agjërimin. Por kjo nuk ka të bëjë sepse nuk konsiderohet ushqim”, tha Hussain.

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca