A shkaktojnë pijet e gazuara diabet?

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Konsumimi i shumtë i pijeve të gazuara nuk do t’ju shkaktojë vetëm fryrje të barkut: Pijet e gazuara mund të rrisin gjithashtu zhvillimin e prediabetit, sugjeron një studim i ri i publikuar tek ‘The Journal of Nutrition’.

Gjatë studimit të kryer tek më shumë se 1600 njerëz, shkencëtarët zbuluan se personat që pinin pije të gazuara rregullisht (më shumë se 3 herë në javë) ishin 46% më të rrezikuar të prekeshin nga prediabeti (gjendje  shëndetësore kur fillon të rritet sheqeri në gjak) krahasuar me ata që nuk i konsumojnë shpesh pijet e gazuara.

Edhe një kanoçe me pije të gazuara me shumë se 3 herë në javë është e mjaftueshme për të rritur rrezikun e zhvillimit të diabetit.

Një arsye mund të jetë për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit tek pijet e gazuara, të cilat mund të mbingarkojnë sistemin e konsumuesve me glukozë dhe fruktozë.

Sheqeri i tepër rrit sasinë e sheqerit në trup në periudhë afatshkurtër. Por, mund të ndërhyjë edhe tek sistemi për një kohë të gjatë, duke ndryshuar kështu mënyrën sesi pankreasi prodhon insulinë, një hormon që lejon trupin të absorbojë glukozën për energji.

Si pasojë, mund të zhvillohet rezistenca ndaj insulinës, një gjendje kur trupi ka nevojë për shumë më shumë sasi të insulinës për të funksionuar. Kur trupi nuk thithë mjaftueshëm insulinë për të plotësuar nevojat, fillon të formohet glukoza në gjak dhe mund të zhvillohet prediabeti, e më pas diabeti.

Pijet e gazuara dietike nga ana tjetër, të cilat nuk përmbajnë sheqer, rezultuan se nuk shkaktojnë diabet. Për të parandaluar zhvillimin e kësaj sëmundje, mundohuni të limitoni konsumimin e pijeve të gazuara dhe ndiqni një dietë të pasur me këndë ushqyese, fruta, perime, karbohidrate komplekse, që nuk rrisin sheqerin në gjak.

Nëse nuk bëni ndryshime në mënyrën e jetesës pasi jeni diagnostikuar me prediabet, jeni në trajektore për zhvillimin e diabetit.

Nëse ju apo një i afërmi juaj ka shqetësimet e mëposhtme:
Tharje të gojës, etje të shtuar, urinim të shpeshtë, oreks të shtuar, lodhje trupore, djersitje të shtuar, rënie të pashpjegueshme në peshë mund të bëni kontrollin e diabetit tek “Spitali Continental” për vetëm 5000 lekë.
Në kontroll përfshihen:

– Vizitë me mjekun Endokrinolg
– Glicemia esëll (sheqeri në gjak)
– Hemoglobina e glukozuar (tregon ekuilibrin e sheqerit për tre muajt e fundit)
– Lipidograma (yndyrat)
– Azotemia, kreatinemia
– Proteinat totale
– Provat e heparit
– Gjak komplet
– Urinë komplet

Kjo vlen edhe për diabetiket për të parandaluar ndërlikimet kronike të diabetit.
Telefono: 04506666 ose 0697004000.
Adresa: Lagjia Ali Demi, pranë Ish- Poligrafikut, Tiranë

Për Ju, Për Familjen, Për jetën!
Spitali Continental

Burimi: Prevention / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Çfarë ndodh me trupin kur ha boronica çdo ditë – Eksperienca ime si diabetike tip 1
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër