Ja si të keni buzë të plota vetëm me make-up, pa operacione plastike

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Kylie Jenner duket se ka “infektuar” me idenë e të pasurit buzë të plota e të bukura të gjitha vajzat që e ndjekin atë në rrjetet sociale si instagram apo facebook. Teknikat e reja të make-upit na kanë treguar se mund të keni fare lehtë buzë të plota e të bukura pa pasur nevojë për operacione plastike.

Ja hapat që duhet të ndiqni për të pasur buzë të plota:

buze-konturFillimisht lyeni buzët me fondatinë në mënyrë që të zbehet vija reale e buzëve.

Më pas përdorni një laps buzësh për të konturuar buzët. Lapsin mund ta vendosni disa milimetra më sipër dhe më poshtë vijës reale të buzëve, por pa e ekzagjëruar!

Me anë të lapsit bëni 3 vija vertikale në buzë (si në foto), një në mes të buzës së poshtme dhe dy të tjera në anët e buzës së sipërme.

Pas konturimit të buzëve vendosni një buzëkuq me një ton më të çelur se lapsi.

Së fundi shtojini pak shkëlyes buzëve që të japin efektin e plotësisë.

Burimi: ELLE

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave