Kryefaqja Box 5 A tramsmetohet Covid-19 përmes gjidhënies?

A tramsmetohet Covid-19 përmes gjidhënies?

0
Shpërndaje

Nëna e re, me të vërtetë duhet ta ushqejë foshnjën me qumështin e saj në qetësi të plotë, edhe gjatë periudhës së pandemisë Covid. Ushqyerja me gji është e sigurt, nuk transmeton virusin dhe ndihmon në përfocimin e marrëdhënies nënë-fëmijë në këtë fazë delikate. Siguria e ushqyerjes natyrale me gji provohet nga një studim italian, i koordinuar nga Qyteti i Shëndetit të Torinos dhe botuar në Frontiers in Pediatrics. Kryer në serinë më të madhe të rasteve në Evropë, ky është studimi i vetëm në të cilin zbulimi i virusit në qumësht, u kombinua me vlerësimin klinik të foshnjave gjatë periudhës së gjidhënies.

Nuk ka rrezik nëse e ushqeni me gji foshnjën tuaj

Ekspertët analizuan mostrat e qumështit nga 14 nëna pozitive me virus pas lindjes, duke kontrolluar të porsalindurit e tyre në muajin e parë të jetës. Qumështi u testua negativ për Sars-CoV-2 në 13 mostra, ndërsa në një rast prania e ARN virale u gjet për një kohë të shkurtër. Të gjithë foshnjat u ushqyen me gji dhe kurrë nuk treguan shenja të sëmundjes.

Gjthmonë ndiqni rregullat!

Nënat ndoqën me përpikëri rregullat e rekomanduara në këto raste si përdorimi i  maskës, larja e duarve me kujdes dhe pastrimi e dezinfektimi i sipërfaqeve dhe objekteve. Katër foshnje, nënat e të cilave ishin sëmurë menjëherë pas lindjes dhe që kishin rezultuar pozitive për virusin në ditët e para, përfshirë atë me praninë e virusit në qumësht, të gjithë rezuktuan negativë dhe në gjendje shumë të mirë shëndetësore në muajin e parë të ushqyerjes me gji. Me pak fjalë, edhe nëse nëna është pozitive me Covid-19, ushqyerja me gji është e sigurt dhe përbën një mbrojtje shtesë për trupin e foshnjës.

Kaq shumë arsye për të ushqyer foshnjën me gji

Hulumtimi gjithashtu konfirmon rekomandimet e fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe organizatave shkencore të cilat, megjithë informacionin e kufizuar në dispozicion deri më tani, rekomandojnë dhënien e gjirit edhe për nënat pozitive duke marrë parasysh të gjitha përfitimet. Ushqyerja e fëmijës me gji ka provuar efekte pozitive si tek gruaja, ashtu edhe tek foshnja. Ai i siguron foshnjës ushqyesit që i duhen për t’u rritur, si dhe i jep antitrupa të rëndësishëm për të forcuar mbrojtjen e tij. Tek gratë, gjidhënia mbron nga rreziku i shfaqjes së kancerit të gjirit dhe vezoreve dhe gjithashtu nga osteoporoza në moshën më të avancuar. Për të mos përmendur përfitimet psiko-emocionale të gjidhënies natyrale, sepse kontakti lëkurë me lëkurë, sy me sy, aroma e nënës e qetësojnë foshnjën dhe ndihmojnë zhvillimin e tij njohës. Për këtë arsye, Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu rekomandon promovimin e ushqyerjes me gji. Dhe ka lajme të tjera: ekspertët e Torinos kanë studiuar vetitë antivirale të qumështit të gjirit për disa vjet, duke identifikuar përbërës të rinj aktivë që mund të mbrojnë foshnjën nga infeksionet virale. Prandaj, në çdo rrethanë dhe jo vetëm në epokën e Covid-19, ushqyerja me gji është e sigurt dhe është një burim themelor për shëndetin e të porsalindurit.

Ta dini!

Ushqyerja me gji është një akt i natyrshëm, por jo domosdoshmërisht do të jetë i lehtë. Për këshilla, është e rëndësishme të kontaktoni mamitë që ju janë gjendur pranë në momentin e lindjes dhe gjatë qëndrimit në spital/ Per Nenat

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here