Abazi: Mjekët në spitale, joprofesionistë

Urdhri i Mjekut akuzon drejtuesit e shëndetësisë për keqmenaxhim të situatës dhe emërime politike, dhe jo në bazë profesionale

Esido Barkaj

Një nga problemet më të rëndësishme të shëndetësisë në vend janë emerimet politike që po bëjnë krerët e institucioneve shëndetësore në të gjitha spitalet e vendit. Kështu shprehet në një intervistë për gazetën “Shëndet+” presidenti i Urdhrit të Mjekut,Din Abazaj. Ai thotë se këto emerime po dëmtojnë sistemin shëndetësor duke rrezikuar në këtë mënyrë dhe jetën e pacientëve. Sipas tij, emërimet e mjekëve dhe specializantëve duhet të bëhen vetëm në bazë të aftësive të tyre profesionale, pasi kjo është e vetmja mënyrë që sistemi ynë shëndetësor të përmirësohet.

Din AbaziDoktor, cilat janë hapat që krerët e institucioneve shëndetësore duhet të ndërmarrin për të përmirësuar shëndetësinë në vend?

Për mendimin tim, një nga mangësitë thelbësore nga e cila vuan sistemin ynë shëndetësor është keqmenaxhimi. Në mënyrë ciklike drejtuesit e insitucioneve shëndetësore dhe administrata e tyre përzgjidhen pa pasur parasysh kriteret e aftësive profesionale dhe integritetin profesional. Emërimet bëhen në bazë politike duke e bërë administratën joprofesionale.

Administratat nuk duhet të jetë të politizuara, pasi kështu ato do të jenë thjesht të përkohshme. Të qenët të politizuara nënkupton ndryshimin e tyre me ndërrimin e qeverive. Është pikërisht një gjë e tillë që ka bërë që vendi ynë të mos ketë asnjëherë një administratë profesionale dhe jopolitike.

Duhet garantuar vazhdimësia e zgjidhjeve të problemeve madhore. Ne e dimë që shëndetësia ka nevojë për buxhet dhe investime madhore, por nëse të ardhurat që i jepen institucioneve shëndetësore  keqmenaxhohen do të thotë që mjekësia gjithnjë do të notojë në këto ujëra të turbullta. Unë kam kontaktuar me intitucionet shëndetësore në të gjithë vendin dhe një pjesë e mirë e tyre janë të zhytura në borxhe të mbartura.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin 14-30 prill 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë