Abortet selektive në shtet? Vetëm nëse manipulohet diagnoza

**Ky artikull botohet në kuadër të projektit “Forcimi i demokracisë në kujdesin shëndetësor duke respektuar të drejtat e njeriut”, realizuar nga Shoqata Together for Life dhe mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta. 

“Aborti selektiv gjinor ndryshe është përkufizuar si praktika e ndërprerjes së shtatzënisë bazuar mbi gjininë e parashikuar të foshnjës”

Numri i aborteve të kryera për vitin 2017, në maternitetin Koço Gliozheni është 163 aborte. Sa i takon të dhënave për abort selektive, materniteti nuk ka statistika (derisa kjo praktikë është e jashtëligjshme). Ndërkohë që vetë pacientët nuk e njohin ligjin.

Ndërkohë, për një intervistë me pyetje më specifike, iu drejtuam mjekut Rezar Ajazi, obstetër gjinekolog në këtë maternitet. Që në krye të herës mjeku Ajazi tregohet kategorik lidhur me çështjet e abortit selekiv, duke e parë si fenomen që nuk mund të ndodhë kurrsesi në maternitetet shtetërore. Si dhe nuk e justifikon këtë punë të mjekëve as në klinikat private, duke e lidhur vetëm me interesat financiar të bluzave të bardha.

Doktor, a ka ndodhur në praktikën tuaj të punës që të vijnë pacientë me komplikacione pasi kanë provokuar një abort në klinikë private?  

Komplikacioni i një aborti nuk varet nga ideja që ka shkuar në një klinikë private për t’u kryer si procedurë. Varet nga mundësitë dhe rrethanat, dhe eksperienca e mjekut që ndërhyn.

Pacientë që shprehin dëshirën të ndërpresin një shtatzëni për shkak të gjinisë….

Ka dhe raste të tilla kur pacientët shprehin dëshirën ta heqin fëmijën kur iu thua që është vajzë.  Për një mjek obstetër-gjinekolog, nëse diskutohet për problemet e abortit ai mund të ketë parasysh vetëm interesat financiare. Sepse problemet me abortin nuk kanë asnjë element që mund të lidhet me pjesën profesionale të punës sonë. Nuk japin ndonjë ndonjë kënaqësi shpirtërore, nuk kanë ndonjë interpretim për nivelin e dijeve, nuk ka ndonjë intepretim për nivelin praktik. Nuk shërojnë ndonjë sëmundje, nuk merren me thelbin e vetë qëllimit që ka profesioni. Vetëm një qëllim ngelet që është pjesë e punës sonë, mund të jetë edhe një marrëdhënie financiare, por përderisa  flitet 12 javë maksimumi, çdo raport tjetër është joligjor.

Cili është raporti i mjekëve në maternitetet shtetërore lidhur me këto raste? Nuk ndodh që mjekët të abuzojnë?

Absolutisht që jo. Në shtet mund të ndodhi vetëm nëse do ketë fallsitet në mënyrën sesi regjistrohet apo do shkruhet diagnoza e pacientit. Pra, nuk ka ansjë rast që të dijmë se një paciente është në spital dhe që do të abortojë përtej 12 javë apo 13 javë shtatzani. Po qe se do jetë kjo mundësi do jetë e fallsifikuar në diagnostikimin apo qëndrimin ndaj pacientit.

Abort i vullnetshëm dhe abort i pavullnetshëm

Aborti ndahet në abort të vullnetshëm dhe abort të pavullnetshëm. Kur flitet për përqindjen e shtatzanive që përfundojnë në abort, nuk merret parasysh aborti i vullnetshëm. Aborti i vullnetshëm është dëshira që shpreh  gjatë 3 mujorit të parë, ku kërkon pacientja të ndërpresë shtatzaninë. Tek aborti i pavullnetshëm është një listë shkaqesh, ku një pjesë e madhe janë shkaqe gjenetike.

Pastaj janë shkaqe infeksionesh ose endokrine apo sëmundje të ndryshme metabolike që mund të çojnë deri në abort. Këto janë bazat e shkaqeve që mund të ketë aborti. Mund  të jenë edhe keqformime të trupit të mitrës. Këto janë të pavullnetshme.

Aborti selektiv është në 99.9% kërkesa për të abortuar një fëmijë të seksit femër, kur çifti ka 2,3 apo 4 goca në shtëpi. Unë jam kundër këtij aborti në mënyrën më kategorike të mundshme.

Doktor, mjekët flasin për trendin e aborteve me tableta, realisht a mund të shkatërrohet një fetus në javën e 16 me kokrra? Me këto që qarkullojnë…

Aborti medikal është aborti i luksit, aborti që mbron nga manipulimi dhe mënyra e zgjedhjes së të keqes më të vogël.  Në momentin që një femër apo çifti zgjedhin abortin medikal kanë zgjedhur të keqen më të vogël. Nuk them se po bëjnë diçka të mirë, por ka zgjedhur një të keqe më të vogël. Sepse aborti medikal shmang narkozën, shmang rrezikshmërinë e traumatizimit, këto eleminohen. Ruan privatësinë për vendimarrje personale. Këto i ka arrit aborti medikal. Nuk mund të kryhet aborti medikal përtej 54 ditë shtatzani që do të thotë 7-8 javë.

Po nëse tentohet? Si reagon fetusi?

Është një aventurë mbi organizmin. Nga ana mjekësore stimulohen muskujt e mitrës nga dozat të pakontrolluara me substanca, të cilat e kontraktojnë mitrën. Për të ndodhur kjo duhet patjetër asistenca mjekësore, pasi kjo mund të nxisë hemorragjinë, e cila mund të çojë deri në vdekjen e pacientit. Mund të çahet mitra nga trysnia. Mund të merren efekte anësore si hipertermia apo dehidrimi. Me këtë lloj ideje të abortit medikal është thjesht një aventurë jashtë kontrollit mjekësor.

Doktor, jemi të pa ditur, pra nuk e njohim ligjin, apo çfarë është realisht ky fenomen që ndodh?

Është inercia në këtë idenë që “Vetëm goca do kem në shtëpi”. Është mendimi që i çon njerëzit në mbingarkesa psikologjike.

Ka ndonjë studim apo raport vjetor lidhur me abortin selektiv, ndonjë inisiativë e vetë spitalit, ndoshta?

Unë kam qëndrim kundër këtij fenomeni dhe e kam mbyll gjithçka, sepse unë jam kundër këtij fenomeni. Qëllimi i spitalit është të ofrojë shërbim shëndetësor pacientit. Ne i dalim zot komplikacionit, por jo startit që e ka çuar deri këtu. Ne do të përballemi me komplikacionet. Mund të na vijë një paciente me ujra të plasura me një barrë 16 javë.

Deri ku mund të shkojë ky komplikacion?

Mund të çojë deri në çarje të mitrës. Nga pjesë a komplikacioneve të rënda shëndetësore mund të çojë deri në rrezik për jetën.

Një rast i tillë mbahet në një dosje të veçantë apo….?

Është pjesë e punës së spitalit. Këto raste trajtohen nga reparti i patologjive të shtatzënisë dhe aty raportohet rasti. Konsultohet nga shefi i shërbimit etj.

 

Postime të ngjashme

Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja