Aborti: Ja çfarë ndodh me trupin e femrës pas tij

Përshtati në shqip: Daniela Burnazi

Sipas statistikave të nxjerra, rreth 15 milionë gra në mbarë botën tentojnë të abortojnë fëmijët çdo ditë, për arsye nga më të ndryshmet. Ndryshimet që i ndodhin gruas pas këtij proçesi janë të vështira si mendërisht ashtu edhe fizikisht.

Sipas mjekëve ndryshimet e trupit të gruas pas abortit janë të pashmangshme dhe ja cilat janë më të zakonshmet:

Rrahje më të shpeshta zemre: ndryshimet në organin më kryesor të trupit mund të vijnë si shkak i depresionit dhe ndryshimeve të papritshme të trupit.

Mpiksje gjaku: disa femra nuk kanë fare gjakderdhje për 1-2 javë pas abortit. Por gjak i mpiksur mund t’i dalë nga organi gjenital në çdo kohë.

Dhimbje barku: është një nga simtpomat më të zakonshme tek femrat që abortojnë.

Dhimbje kurrizi: edhe këto lloj dhimbjesh, përfshirë dhe zonën e legenit janë të pashmangshme madje shumë të forta.

Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale: qafa e mitrës nuk rikuperohet për të paktën 3 javë pas abortit, prandaj marrëdhëniet seksuale gjatë kësaj periudhe janë gjithnjë të pranishme.

Kapsllëk: kur ndërprisni shtatzaninë, ju humbisni gjak. Prandaj në këto raste mjeku rekomandon tableta me bazë hekuri që të zëvëndësoni gjakun e humbur. Këto medikamente shkaktojnë kapsllëk.

Shkarkime të pazakonta pas abortit: ndryshimet fizike në trup pas abortit janë të shumta. Mund të keni shkarkime në ngjyrë kafe, apo shkarkime të tjera të pazakonta nga vagina të cilat ndodhin për pastrimin e trupit nga indet e mbetura nga aborti. Zakonisht këto shkarkime janë me erë.

Fryrje stomaku: ndryshimet hormonale do të shkaktojnë fryrje dhe parehati në stomak.

Periodat: pas abortit, trupi do t’i rikthehet normalitetit të tij. Cikli menstrual mund të fillojë brenda 4-8 javësh./shëndeti.com.al / Bold Sky

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?