Gjykata ka vendosur sot pezullimin nga detyra të drejtorit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndëtësor, Erjon Manohasa. Vendimi është marrë pasi akuzohet për shpërdorim detyre me dhënien e licensave. Sipas vendimit të Gjykatës, Manohasa ka dhënë licensë për dializën për një spital. Spitali në garë ka bërë denoncimin dhe pas hetimeve, gjykata cmoi të udhës pezullimin e drejtorit. Manohasa është vendosur nga PDIU-ja pas largimit nga kjo detyrë e ish-drejtoreshës, Vjollca Braho, e cila u emërua zëvendësministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Abuzoi me tenderat e dializës, pezullohet drejtori i Fondit të Sigurimeve

Postime të ngjashme
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
November 4, 2026
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
November 3, 2026

