Acidi hialuronik, “burimi i rinisë”?!

Acidi hialuronik është një substancë që gjendet në trupin e njeriut. Ajo ka një përqendrim më të lartë në lëngjet e syrit dhe kyçeve. Acidi hialuronik i cili përdoret në mjekësi nxirret nga lafsha e gjelit ose nga bakteret në laborator.

krem antirrudhe fytyreNjerëzit marrin acid hialuronik për probleme të ndryshme me kyçet, përfshirë osteoartritin. Ai mund të merret nga goja ose të injektohet në kyçet e dëmtuara nga specialistë të shëndetit.

Federata Amerikane e Medikamenteve (FDA) e ka aprovuar përdorimin e acidit hialuronik gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale të syrit, si: heqjen e perdes së syrit, transplantit të korneas dhe riparimit të retinës apo dëmtimeve të tjera në sy. Ajo gjithashtu injektohet në sy gjatë ndërhyrjes për të ndihmuar zëvendësimin e lëngut natyral.

Acidi hialuronik përdoret gjithashtu si një mbushës buzësh në kirurgjinë plastike.

Disa njerëz e aplikojnë acidin hialuronik në fytyrë për të shëruar plagët, djegiet, ulcerat e lëkurës dhe si një hidratues.

Ka një interes të madh në përdorimin e acidit hialuronik për të parandaluar efektet e plakjes. Në fakt, acidi hialuronik është promovuar si “burimi i rinisë”. Sidoqoftë, nuk ka prova të forta që të mbështesin faktin se marrja e tij nga goja apo aplikimi në lëkurë mund të parandalojë plakjen.

Gratë shtatzëna apo nënat që i japin gji foshnjës e kanë të ndaluar përdorimin e këtij acidi në çdo lloj forme.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?