Aciditeti i lartë në stomak, dieta që rekomandohet

Këshillat e mëposhtme janë vetëm për moshat e rritura:

Ndalohet pirja e duhanit dhe alkoolit.

pain_stomachNdalohet përdorimi i çamçakëzave dhe i karameleve  me mente.

Mos u shtrini menjëherë pas ushqimit dhe shmangni darkat e vona.

Shmangni veshjen e rrobave të ngushta dhe përkuljet mbas ushqyerjes.

Hani  pak dhe shpesh.

Humbni në peshë nëse jeni mbipeshë.

Kokën e krevatit ku flini duhet ta mbani disa centimetra më të ngritur.

Ushqimet që rëndojnë refleksin dhe duhet të shmangen: ushqimet e yndyrshme, pikantet dhe mente, çokollatat, fastfoodet.

Ushqimet që irritojnë ezofagun e inflamuar dhe duhet të shmangen ose të limitohen sa më shumë që të jetë e mundur: qitrot fruta dhe lëngje, agrumet (portokalli, limona, mandarina), ananas, kafeja dhe çaji.

Ushqimet pikante dhe me acide mund të jenë të patolerueshme për disa pacientë.

Nëse medikamentet dhe këshillat në dietë nuk e përmirësojnë situatën atëherë rekomandohet kirurgjia, edhe pse tek fëmijët është shumë rrallë. Nëse tek të rriturit kirurgjia është e rekomanduar kryhet fundoplikacion, ku pjesa e sipërme e stomakut rrotullohet rreth sfinkterit të poshtëm cardio-ezofageal (SPCE-se.) Kjo ndërhyrje shton presionin në të dhe redukton kthimin e lëngjeve acide.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni