Adoptimi i një qeni mund t’ju zgjasë jetën

Një studim i fundit sugjeron se adoptimi i një qeni mund të zgjasë jetën e një personi që jeton vetëm. Gjatë studimit u monitoruan për 12 vite më shumë se 3.4 milionë suedezë, të moshës së mesme dhe të tretë. Në fillim të studimit asnjë prej tyre nuk vuante nga sëmundjet e zemrës.

Në fund të studimit, hulumtuesit shkencorë dolën në përfundimin se personat që kishin qen dhe jetonin vetëm ishin 11% më pak të rrezikuar të vdisnin nga sëmundjet  zemrës dhe 1/3 më pak të rrezikuar të vdisnin nga një shkak tjetër, krahasuar me ata që jetonin vetëm dhe nuk kishin ndonjë qen.

Një arsyetim që shkencëtarët japin në këtë rast është se personat që kanë nën mbikëqyrje një qen kryejnë më shumë aktivitet fizik.

Prandaj ekspertët na sugjerojnë që të marrim një kafshë me katër këmbë në shtëpi, qen apo mace qoftë.

Studimi është publikuar tek revista Scientific Reports.

Burimi: WebMD / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak