AFERA SIEMENS –DREJTORESHA E QSUT SAJOI TENDERIN 795 MIJË USD

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së Qendrës Spitalore Nënë Tereza, znj. Ogerta Manastirlliu.

Ky propozim erdhi pas një kontrolli që zbuloi se drejtoresha Manastirlliu kishte shpenzuar rreth 795 mijë dollarë duke lidhur dy kontrata mirëmbajtje me kompani private shqiptare për disa aparatura mjekësore që ishin sjellë në Shqipëri në përdorim nga kompania ‘Siemens’.

Por audituesit kanë zbuluar se sipas kontratës fillestare të QSUT-së me ‘Siemens’, i takonte vetë QSUT-së të realizonte mirëmbajtjen.

Dokumentet kanë zbuluar se drejtoresha Manastirlliu i ka dhënë dritë jeshile, hapjes së një tenderi për mirëmbajtjen, duke nënkontraktuar dy kompani shqiptare në vlerën e 795 mijë dollarëve. Ndërsa dëmi neto i konstatuar nga KLSH-ja është në vlerën e 590 mijë dollarëve.

hashtag faksimile

Për rrjedhojë audituesit kërkojnë shkarkimin e drejtoreshës:

I rekomandojmë Kryeministrit të fillojë procedurat për dhënien e masës disiplinore nga “Vërejtje” deri në “Largim nga detyra” për zj. Ogerta Manastirlliu me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Për arsye se në tenderin me objekt dhënien e shërbimit të “Mirëmbajtjes së pajisjeve mjekësore” zhvilluar në vitin 2014 nga MSH, nuk ka bashkëvepruar me të, për të saktësuar se ky shërbim, është përcaktuar të bëhet nga QSUT. Si rezultat i këtij veprimi/mosveprimi, QSUT rezulton të ketë shpenzuar fonde publike pa efektivitet deri në përfundim të auditimit në vlerën 59 milionë e 751 mijë lekë (590 mijë USD).

Raporti i KLSH-së ndër të tjera ka zbuluar se dhe sistemi elektronik i përdorur në QSUT, për regjistrimin e kartelave ka mangësi të shumta duke krijuar hapësira për abuzime dhe favorizime, sidomos të listës së ilaçeve të regjistruara për përdorim.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i raportit thekson se për vite me radhë QSUT-ja nuk ka mbajtur regjistra për trajtimin e hermodializës dhe të dhënat janë kontradiktore. Mbi këto të dhëna, qeveria vendosi më pas ta jepte me koncension këtë shërbim. / HashtagAL

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak