Ai dhe ajo krijojnë jetën: Bashkë kundër dhunës në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Denisa Canameti

“Ai dhe Ajo krijojnë jetën. Bëje botën portokalli”. Kjo ishte tema e aktivitetit të zhvilluar sot pranë maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 ditë aktivizëm kundër dhunës gjinore”, organizuar nga shoqata “Together for Life”, me mbështetjen e Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

25 nentor He for She (21)

Fushatës iu bashkua drejtori i maternitetit Blenard Nonaj, i gjithë stafi kryesisht mashkullor i maternitetit, si dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara. Këtë aktivitet e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe Shkëlqesia e tij, Princ Leka me Princeshën Elia. Prania e tyre i dha një tjetër frymë aktivitetit duke i shtuar më shumë jetë dhe forcë mesazhit të kësaj dite. Tjetër figurë e njohur e ekranit që erdhi në mbështetje të kësaj fushate ishte edhe Monika Stafa, gazetare e njohur. Ndërkohë, të rinjtë pjesëmarrës ngjyrosën portokalli hollin e maternitetit, aty ku u zhvillua edhe aktiviteti.

25 nentor He for She (8)Mikpritësi i këtij aktiviteti, drejtori Blenard Nonaj, tha se: “Qëllimi i zhvillimit të këtij aktiviteti është të ndërgjegjësojmë qytetarët tanë se dhuna në familje dhe dhuna ndaj gruas është e patolerueshme. Kjo nuk është vetëm shkelje e të drejtave të tyre, por nënçmim ndaj familjes dhe mosvlerësim i kontributit që gruaja ka në mbarështimin e saj”. Nonaj u bëri thirrje të gjitha grave dhe burrave ta perceptojnë misionin e tyre si prindër në një kuptim më të gjerë: “Të sjellin në jetë jo vetëm një qenie të re njerëzore, por edhe modele të reja, të shëndetshme e të denja të marrëdhënieve bashkëshortore dhe familjare”.

25 nentor He for She (10)Ndërkohë, Princi Leka shprehu mirënjohje për qëllimin e kësaj fushate që ka në fokus mbrojtjen e figurës së gruas, duke përmendur emrin e nderuar të Mbretëreshës Geraldinë, gjyshes së tij, si një figurë e rrallë femërore, tepër e dashur dhe me ndikim mbi publikun e gjerë. Gruaja që njihte fjalën dashuri dhe asnjëherë fjalën urrejtje.

Princeshë Elia, në fjalën e saj u shpreh se si femër nuk mund të qëndrojë e qetë duke ditur se sa gra, nëna, motra dhunohen dhe trafikohen. Që në krye të herës ajo iu referua në fjalën e saj grave të dhunuara të Kosovës. Gjithashtu, Princesha shprehu shqetësimin edhe për emrat e qeveritarëve të cilët lakohen si persona të inkriminuar në trafikimin e femrave. Duke folur për dhunë ajo tha: “Jam e bindur se kjo plagë shoqërore mund të luftohet vetëm kur të gjitha hallkat e shoqërisë të veprojnë të koordinuara dhe në mënyrë të përqendruar, kur liderët, drejtuesit e përgjithshëm, ministra e kryeministra, artistë, mësues dhe edukues, persona publikë e opinionistë, të gjithë bashkë të japin tonin e zero Tolerancës ndaj dhunës gjinore… Dashuria është antiteza e dhunës. Roli i gruas kundër saj merr një rëndësi akoma më të madhe në luftën kundër terrorizmit, fenomen ky që po preokupon sot të gjithë botën e qytetëruar. Një buzëqeshje, një falenderim, një fjalë e ngrohtë, do ta bënte jetën më të bukur, më gazmore, dhe me më shumë shpresë”.

25 nentor He for She (12)Drejtori i qendrës së gruas, Albert Cakoni, u shpreh se “materniteti është një hap para në kujdesin ndaj gruas. Në këtë maternitet lindin 7000 jetë në vit. Mirëqenia e gruas është misioni i punës sonë. Ne gjithmonë japim mesazhe kundër dhunës dhe për një familje të shëndetshme. Do të dëshironim që e gjithë shoqëria të kishte ndaj gruas kujdesin dhe përkushtimin që ka stafi i maternitetit”.

25 nentor He for She (25)Ndërkohë, vlerësimet maksimale për këtë aktivitet, ia dha Nora Kushti përfaqësuese e UNDP-së, e cila e cilësoi si aktivitetin më të bukur të mbajtur në emër të kësaj fushate.

Pas fjalëve përshëndetëse, pjesëmarrësit u ftuan që të shpërndajnë tufa me lule në dhomat e grave lehona, si gjest përmbyllës i këtij aktiviteti çelës.

25 nentor He for She (24) 25 nentor He for She (23) 25 nentor He for She (22) 25 nentor He for She (20) 25 nentor He for She (19) 25 nentor He for She (18) 25 nentor He for She (17) 25 nentor He for She (16) 25 nentor He for She (15) 25 nentor He for She (11) 25 nentor He for She (9) 25 nentor He for She (8) 25 nentor He for She (7) 25 nentor He for She (6) 25 nentor He for She (5) 25 nentor He for She (4) 25 nentor He for She (3) 25 nentor He for She (2) 25 nentor He for She (1)

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Si ta lehtësoni menjëherë djegien nga dielli me aloe vera 
Cilat perime kanë përmbajtjen më të lartë të ujit dhe janë më hidratueset?
Paralajmërojnë ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi