Kryefaqja Box 1 “Ajër i pastër në Tiranë; më shumë ecje, biçikleta dhe transport publik”:...

“Ajër i pastër në Tiranë; më shumë ecje, biçikleta dhe transport publik”: Shkolla jopublike “Faik Konica” pjesë e aktiviteteve ndergjegjësuese

0
Shpërndaje

Elena Beta

Mes shkollave publike të përzgjedhura për projektin “Ajër i pastër në Tiranë; më shumë ecje, biçikleta dhe transport publik”, janë edhe shkollat jopublike. Një ndër to është dhe gjimnazi “Faik Konica”, i cili mirëpriti stafin e shoqatës “Together for Life” për aktivitetin ndërgjegjësues lidhur me ndotjen e mjedisit dhe cilësisë së ajrit. Projekti i mundësuar nga programi Achieve, i mbështetur financiarisht nga REC Shqipëri, me fonde të Bashkimit Evropian, synon ndërgjegjësimin e qytetarëve në përdorimin e mjeteve alternative si një nga faktorët në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Stiljan Paraveshi, nxënës i vitit të dytë në gjimnazin Faik Konica, foli për ndotjen e ajrit si pasojë e përdorimit të makinave dhe theksoi se nisma për shtimin e korsive të biçikletave nga ana e Bashkisë është një fillim i mirë për përmirësimin e situatës në vend.

Ai foli edhe për rolin e Ndërkombëtarëve të cilët vetëm kërkojnë zbatimin e rregullave, pa ofruar ndihmë në zbatimin e tyre.

Gjatë prezantimit të materialeve informuese nga stafi i shoqatës lidhur me ndotjen e ajrit, burimet e ndotjes, situatën aktuale, vlerat mesatare vjetore të ndotjes krahasuar me normën vjetore të BE, nxënësit u treguan të gatshëm të jepnin opinionin e tyre.

“Duke qënë se unë jetoj në një zonë periferike, fatmirësisht ndotja atje është më e ulët krahasuar me pjesët e tjera të qytetit. Përdorimi i pakët i makinave për shkak të strukturës së ngushtë të rrugës, më shumë pemë, gjelbërim dhe hapësirë, janë faktorët që ndikojnë në reduktimin e ndotjes.

Sa për zonat e tjera të Tiranës mendoj se ndotja është e lartë dhe kjo situatë nuk shkaktohet vetëm nga përdorimi i makinave, ne duhet të fokusohemi shumë edhe tek industria ta modernizojmë atë. Nga 2 të këqia mund të zgjedhimm atë më të voglën, të harxhojmë më shumë elektricitet dhe të reduktojmë ndotjen e ambientit nga përdorimi i qymyrit ose naftës”- tha Eri Duraku, një nga nxënësit e pranishëm në diskutim.

Shfaqja e një dokumentari ilustrues, i nxiti nxënësit të vijonin diskutimin lidhur me problemet që hasin çdo ditë në lagjet ku jetojnë apo në ambientin që i rrethon, duke shprehur dëshirën për të qënë pjesë aktive në nisma të tjera që shoqata “Together for Life” do të ndërmarë në lidhje me mjedisin dhe mbrojtjen e tij./ shendeti.com.al

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here