Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi
Thuajse të gjithë janë “të çmendur” pas bukurisë së saj sepse ajo konsiderohet si një nga femrat më të bukura të Hollivudit. Edhe pse të gjithë mendojnë se Eva Mendes përdor produkte kozmetike shumë të shtrenjta për të ushqyer lëkurën e saj, në fakt aktorja na zbuloi një fakt krejtësisht ndryshe.
Ajo tha se vaji i kokosit ishte miku më i mirë i lëkurës së saj. “Para se të fle gjumë, aplikoj vaj kokosi në të gjithë trupin”, u shpreh Mendes. Ekspertë të kozmetikës thonë se vaji i kokosit i papërpunuar është i përsosur. Ai mund të përdoret si hidratues, pastrues fytyre, trajtues për flokët etj. Vaji i kokosit është ushqyes dhe përthithet shpejt nga lëkura./ www.shendeti.com.al / Burimi: ellemagazine


