Kryefaqja Të rinjtë Aktivitete Akademia e Notit “Te Stela” organizon kupën “Petrit Caslli”

Akademia e Notit “Te Stela” organizon kupën “Petrit Caslli”

0
Shpërndaje

Elona Tereziu / Shëndeti Online dhe gazeta “Shëndet+”

Në nderim të një prej figurave më të shquara të notit shqiptar, Akademia e Notit “Te Stela” organizoi këtë të shtunë kupën “Petrit Caslli”.

Notarët e vegjël, pjesëmarrës nga klubet e gjithë Shqipërisë, garuan për meshkuj-femra në 50 m Stil i Lirë, 100 m Delfin, 50 m Shpinë, 100 m Bretkosë, 100 m Stil i lirë, 50 m Delfin, 100 m Shpinë, 50 m Bretkosë, 100 m Mix, Stafetë  4×50 Stil i Lirë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të FSHN-s, familjarë, miq e dashamirës të shumtë. Ndërkohë që për të gjithë kontributin e dhënë, Akademia e Notit ‘’Te Stela’’ e nderoi Petrit Casllin me medalje mirënjohje.

Kjo medalje iu dorëzua Adrian Casllit, djali i madh i familjes, i cili u shpreh mjaft i emocionuar për nderimet që iu bën në këtë ditë babait të tij. Ndërkohë që falënderoi në mënyrë të veçantë organizatorët, nuk munguan as lotët.

“Kur po afrohesha Te Stela dhe pashë posterin e babait dhe gjithë këtë organizim, pse ta fsheh, nuk munda t’i përmbaj lotët. Miq, të afërm, e shokë të babait janë mbledhur të gjithë sot këtu në nderim të tij. Unë, në emër të familjes së Petrit Casllit, dua të falënderoj kompaninë ‘Te Stela’ dhe në mënyrë të veçantë qendrën stërvitore për këtë aktivitet që organizuan sot në nderim të babait tonë. Më shumë se kurrë ndihemi të vlerësuar. Faleminderit ‘Te Stela’, faleminderit të gjithë pjesëmarrësve”.

Ndërkohë që Sadik Mema, kryetrajneri i Akademisë së Notit ‘Te Stela’ dhe ish nxënës i tij, shprehu mirënjohjen e duke e konsideruar veten me fat që ka mundur të stërvitet nga një trajner si Petrit Caslli.

“E konsideroj veten të privilegjuar dhe me fat që kam mundur ta njoh nga afër dhe mbi të gjitha të stërvitem nga një trajner si ai. Nga Petroja ruajmë shumë kujtime të cilat shpeshherë i kujtojmë mes shokësh. Gjatë qëndrimit në Kinë, ku ekipi jonë kombëtar zhvillonte një miqësore, pata mundësin të njihja shumë anë të tij, qoftë sportive qoftë kuturale. Petroja nuk ishte vetëm një notar dhe trajner shumë i suksesshëm, ai luante gjithashtu shumë bukur tenis e ping-pong”.

Por, kush është Petrit Caslli?

I njohur ndryshe si “mbret në ujë, në ajër dhe tokë” për shkak të aftësive të pazakonta sportive, Petrit Caslli lindi në Tiranë të viti 1932. Shumë shpejt ai spikati me cilësitë e tij sportive, ku që në rininë e hershme 1949 filloi të boksojë për klubin e Partizanit. Po në këtë vit Petrit Caslli, filloi studimet e larta në Institutin e Fizkulturës në San Petër Burg, për t’i përfunduar ato në vitin 1952.

Në vitin 1955 emërohet si trajner i ekipit të notit Partizani, ku qëndron deri në vitet 58, periudhë në cilën ky ekip pati sukses dhe rezultate mjaft të larta. Në vitin 1972 përzgjidhet si trajner i ekipit kombëtar të notit, vit në të cilën Shqipëria zhvilloi dhe një miqësore (ndër të parat jashtë kufijve të vendit) në Republikën e Kinës, ku pati një sukses të jashtëzakonshëm duke përmirësuar mbi 100 rekorde kombëtare. Përveç sportit të notit, Petrit Caslli ishte i angazhuar edhe në basketboll si gjyqtar i nivelit ndërkombëtar, 1970. Specialitete të tjera të tij kanë qenë edhe gjimnastika, vaterpoli, ping pongu, tenisi apo hedhja me parashutë.

Për kontributin e dhënë në sportin e notit dhe sportit shqiptar në përgjithësi, Petrit Caslli është dekoruar me shumë tituj e medalje, madje dhe një rrugë në kryeqytet sot mban emrin e tij./ https://shendeti.com.al/

 

 

 

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here