Përgatiti për gazetën “Shëndet+” : Elena Beta
Puçrrat në fytyrë nuk merren seriozisht sa duhet, pavarësisht nga problemet që ju shkaktojnë personave që përballen çdo ditë me to.
James Partridge, themelues dhe shef ekzekutiv i “Changing Faces”, thotë se”Çdo vit ka raste të vetëvrasjeve për shkak të shqetësimit të njerëzve rreth puçrrave në fytyrë, dëmi që i shkaktohet lëkurës së fytyrës është gjithashtu shumë i madh.”
Zëdhënës dhe Konsulenti Dermatolog dr. Anjali Mahto tregon për Newsbeat: “Shpesh ankthi që krijon kjo sëmundje e lëkurës neglizhohet”.
“Për shkak se ato nuk dhembin dhe nuk ju vrasin, qëndrojnë gjithmonë në fund të një liste të asaj që duhet të bëhet”, vijon ai.
“Unë shpesh shoh pacientët të cilët rritin flokët për të mbuluar fytyrën e tyre, njerëz të cilët refuzojnë të shkojnë në punë apo në shkollë”, thotë dr. Mahto.
Ndikimi psikologjik i akneve mund të zgjasë me vite, ka raste edhe gjatë gjithë jetës, vijon ai.
Nëse puçrrat po ju shkaktojnë probleme me vetëbesimin, ankthin, depresionin, atëherë duhet të merrni ndihmë mjekësore menjëherë.
Burimi: http://www.bbc.co.uk/https://shendeti.com.al


