Akreditohet Universiteti i Mjekësisë. Reagon mjeku: Rankohet i 16999 në botë. Kush e akreditoi?

Përmes një statusi në facebook Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Arben Gjata, ka lajmëruar akreditimin e këtij Universiteti. “Krenar për UMT”, shkruan Gjata.

“Akreditimi: një hap më shumë për të gjithë. Falenderime pa fund çdo studenti dhe çdo pjesetari të stafit pedagogjik dhe ndihmës të Universitetit. Falenderime të veçanta grupit të punës për vlerësimin e brendshëm, sidomos Anilës dhe Evës për përkushtimin epik ndaj këtij procesi jetik për Universitetin… Raporti paraprak i Akreditimit! Universiteti Mjekësisë, Tiranë përmbush plotësisht standartet shtetërore të cilësisë” përmbyll statusin e tij Gjata.

Ky lajm sigurisht që ka marrë urimet e shumë ndjekësve midis tyre mjekë e profesorë të nderuar. Megjithatë, midis shumë urimesh, spikat një koment i mjekut Maksim Çela i cili ngre shumë pikëpyetje kur thotë:

“Edhe unë do të dëshiroja të uroja Universitetin e Mjekësisë por këtu ka një problem serioz. Në vitin 2011, në një skanim që ju bë Fakultetit të Mjekësisë në atë kohë nga Association Medical Education in Europë që është pjesë e World Federation of Education, la një raport prej 50 faqesh duke treguar një sërë të metash. Tani na del se ky universitet është OK sipas çertifikimit të kompanisë që e ka akredituar që nuk jepet emri se kush është kjo kompani nga UK ? Çfare metodike është përzgjedhuar? Kush e komisionon? Mua më rezulton se qoftë nga kontaktet që kam me pedagogë dhe studente të Universitetit të Mjekësisë nuk ka pasur ndonjë ndryshim të qenësishëm në kurrikulat, në jetën demokratike të universitetit, të sipërfaqes metra /student, e një sërë kërkesash të tjera. Përkundrazi. Dhe ajo që i vë vulën është rankimi në world web i UM është aktualisht 16999 nga 22.046 universitete në botë, pra nga fundi në rang botëror .Mund të m’i shpjegojë dikush këto fakte që unë po tregoj” përbyll mjeku komentin e tij.

Pavarësisht këtij reagimi me nota të ashpra askush nuk i ka dhënë përgjigje asnjë prej pyetjeve të profesorit.

Postime të ngjashme

Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren