Avokati i Popullit mbron të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshme të çdo personi nga veprimet e paligjshme ose të parregullta të administratës publike.
Në çdo rast kur gjykoni se jeni viktimë e një gabimi ose padrejtësie dhe të drejtat dhe liritë tuaja janë shkelur, mund t’i drejtoheni Avokatit të Popullit, i cili rekomandon institucionet shtetërore për marrjen e masave.
Kuadri ligjor, mbi bazën e të cilit Avokati i Popullit ka ushtruar veprimtarinë e tij në këtë fushë të te drejtave të njeriut, me qellim mbrojtjen dhe garantimin e saj, ka të bëjë me; Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Neni 55/1. Shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor nga shteti. 55/2. Kushdo ka të drejtë për sigurim shëndetësor sipas procedurës së caktuar me ligj.Ligjin Nr.3766, datë 17.12.1963 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërise”, Ligjin Nr.8092, datë 21.03.1996 “Për Shëndetin Mendor , Ligjin Nr.7870 datë 13.10.1994 “ Për Sigurimet Shëndetësore ne Republikën e Shqipërisë”, Ligjin Nr.7895 datë 27.01.1995 neni 97, ‘Kodi Penal i republikës së Shqipërisë”.
Kush mund t’i drejtohet Avokatit të Popullit?
- Çdo individ ose grup individësh përfshirë edhe fëmijët e mitur
Kur mund të ankoheni tek Avokati i Popullit?
- Në çdo rast kur gjykoni se jeni viktimë e një gabimi, ose padrejtësie dhe të drejtat dhe liritë tuaja janë shkelur.
Në çfarë forme mund të drejtoj një ankesë tek Avokati i Popullit?
- Ankesë online
- Ankesë më shkrim, e dërguar me postë
- Duke u paraqitur në institucionin e Avokatit të Popullit
- Duke u paraqitur në zyrat rajonale të Avokatit të Popullit
- SMS në numrin 0689034648
- Në numrin 08001111 (të burgosurit dhe personat e ndaluar në dhomat e paraburgimit)
Kini parasysh:
Avokati i Popullit nuk ofron ndihmë gjyqësore dhe nuk ka kompetencë të ndërhyjë në një proces gjyqësor.
Tipet e dokumentave te lejuara: jpg jpeg gif png txt doc docx pdf odt.


