Aksidentet rrugore, bilanci i vdekjeve si në kohë lufte

Nga viti në vit, sipas statistikave, ka shtim të numrit të viktimave nga aksidentet rrugore. Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 1104 aksidente, me 155 jetë të humbura dhe 1362 të plagosur e të lënduar.

aksidnt 1Eksperti Demir Osmani shpjegon shkaqet kryesore te aksidenteve.

Karakteristike është shtimi i viktimave këmbësore në rrugët tona si brenda ashtu edhe jashtë qyteteve. Nga totali i aksidenteve të këtij viti rreth 35 %  janë këmbësore dhe 30 % motocikliste.

Në këtë ditë homazh duke kujtuar jetët e njerëzve që kanë humbur në aksidente rrugore, më së shumti sensibilizohet opinionin publik se asnjë aksident nuk ka qenë  rastësi dhe vete siguria e jetës në trafikun rrugor nuk mund ti lihet spontanitetit.

Këto jetë njerëzore të këputura në mes në rrugët tona apelojnë për t’i bërë rrugët më të sigurta, për të respektuar sinjalistikën rrugore dhe për të zbatuar  ligjin me korrektësi.

Aksidenti i parë rrugor ka ndodhur në Londër më 17 gusht 1896. Bridget Driscoll, një nënë 44 vjeçare me dy fëmijë u bë viktima e parë e një automjeti. Atë e shtypi një makinë ndërsa kalonte rrugën. Dëshmitarët thanë se makina po ecte me shpejtesi ‘’shumë të madhe’’. Duhet të ketë qenë me 8 milje në orë ( 12,8 km/orë) megjithëse duhej të ecte me 4 milje në orë ( 6,4 km/ore). Nje i ri duke i dhënë makinës, bënte xhiro për të treguar shpikjen e re dhe sipas disave, po përpiqej  ti  bënte përshtypje një pasagjereje.

Në hetimin gjyqësor hetuesi tha:’’ Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë më’’.

Ngjarja mbeti në histori si aksidenti i parë, por nuk ishte i fundit.

Në Shqipëri nuk ka të dhëna për aksidentin e pare, flitet për një aksident të shkaktuar nga një makinë në Elbasan në vitet e para pas pavarësisë….

Sot në botë aksidentohen në rrugë 140 mijë njerëz çdo ditë. Me shumë se 3 mijë vdesin dhe 15 mije mbeten përjetë të pa-aftë.

Në vendin tonë vdesin nga aksidentet rrugore mesatarisht 315 persona në vit.

Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga viti 1991 deri në gjashtë mujorin e parë të vitit 2013  arrin në  20 mijë aksidente nga te cilat janë lënduar lehte rreth 15 mijë persona, plagosur rëndë rreth 8 mijë dhe numëri i te vdekurve i ka kaluar të 7 mijët.

Kjo është një kosto shumë e lartë njerëzore dhe jo vetem, për shoqërinë tonë.

Gjatë 5 viteve të fundit kane vdekur 1742 persona dhe 5108 të tjerë janë plagosur. rende..

Shkaqet e aksidenteve jane nga me te dryshmet dhe nga vezhgimet del se:

  • Shpejtësia dhe sjellja agresive shkaktojnë 29% të vdekjeve dhe 32% të plagosjeve;
  • Kalimtarët llogariten për 34% të të vrarëve që në pjesa derrmuese e tyre shkaktohet nga moshat 18 – 30 vjec.
  • Drejtuesit e rinj (18-24 vjeç) pa eksperincë janë përgjegjës për 17% të vdekjeve dhe 26% të plagosjevej (për 38.5% të të gjithë vdekjeve në dy vitet e fundit)
  • Drejtimi në gjëndje të dehur ishte shkak i 6,7% të vdekjeve dhe 5,4% të plagosjeve në 2009.

Mjetet tregtare janë më pak se 11% e inventarit të përgjithshëm, por janë përgjegjës për rreth 18% të vdekjeve dhe 32 % të plagosjeve;

Përdorimi i pakët i rripit të sigurimit nga drejtuesi dhe  pasagjerët favorizon vdekje apo paaftësi,  kur dihet që 40% e këtyre pasojave mund të ishin eleminuar duke mbajtur rripin e sigurimit.

Aksidentet paraqiten 3,5 herë më të larta se vendet e Europës Lindore e Qendrore.

Raporti i Bankes Boterore nënvijëzon se rreth 30-40 % e viktimave kanë qenë njerëz, të cilët nuk përdorin automjetet, por lëviznin në këmbë. Më të rrezikuar ndaj aksidenteve janë grup-moshat me produktivitet ekonomik. Kështu 55% e të vdekurve nga trafiku rrugor në vendet e Europës lindore i përkasin moshës 15 deri 44 vjeç, dhe më shumë se 80% e të vdekurve janë meshkuj. Fëmijët dhe të moshuarit janë gjithashtu vulnerabël ndaj aksidenteve, veçanërisht kur janë në rolin e këmbësorit, dhe kanë mundësi 7 deri në 9 herë më shumë të vdesin në një aksident në krahasim me pasagjerët në makinë.

 

 

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën