Aktinomicina, ilaçi bazë për kimioterapinë, mungon në spital

U bë i njohur nga mediat rasti i djalit 16-muajsh, i cili është operuar nga tumori në veshka, në spitalin pediatrik në QSUT.  Fati e ka ndjekur këtë djalosh deri në momentin kur mjekët vendosin që ai të bëjë kimioterapi. Kjo sepse ilaçi bazë për kimioterapinë, mungon në spital. Ndërkohë, farmacitë në Shqipëri e Pediatriakanë të ndaluar që ta tregëtojnë.

E pyetur nga gazeta “Shëndet +”, në lidhje me mungesën e këtij ilaçi, një prej mjekeve të këtij spitali përgjigjet se ky ilaç ka qënë gjithmonë problem. Përveç kësaj ajo shprehet se nuk ka tjetër ilaç alternativ që mund të gjendet në farmacitë e spitalit, apo në farmacitë e kryeqytetit.

“Ne thjesht plotësojmë recetat, më pas ka apo nuk ka, nuk është një gjë që na përket ne.  Pacientët mund ta gjejnë vetë atë ilaç, pjesa më e madhe e tyre e kanë gjetur në Greqi, në farmacitë atje gjendet. Kështu, nja dy pacientë që kemi e kanë gjetur vetë si ilaç”, thotë mjekja e këtij spitali.

Burime pranë QSUT-së kanë sqaruar se medikamenti aktinomicinë, është në listën e barnave për tu blerë nga QSUT për vitin 2014. Sipas drejtorisë janë hapur tendera ,mirëpo kanë dështuar për mos paraqitjen e firmave farmaceutike në tender. Mjekja e Pediatrisë gjithashtu thekson faktin se ky është një ilaç që nuk mund të gjendet jashtë dyerve të spitalit, ndërsa për sa i përket mungesës së tij në spital kjo është një përgjigje që duhet marrë nga ministria pasi blerja e tij bëhet me autorizimin e ministrit të Shëndetësisë. Shefja e shërbimit Anila Godo e pyetur nga mediat në lidhje me këtë mungesë është shprehur se i është kërkuar ministrisë së Shëndetësisë që për disa kategori barnash si në rastin e aktinomicinës të bëhen blerje të drejtpërdrejta dhe jo me tender.

(Botuar në gazetën “Shëndet+” në numrin e 1 shtatorit 2014)

Postime të ngjashme

Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin