Aktivitet sensibilizues për fëmijët e sëmurë të policëve: “Ndihmo edhe ti, bëhu Heroi tyre për një ditë!”

saimir-tahiri

Blertina Koka / Shendeti.com.al

Këngëtarët, artistët dhe Dj-të më të suksesshëm të momentit i kanë bashkuar kauzës së nismuar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, për të ndihmuar fëmijët e punonjësve të policisë të cilët janë të sëmurë.

Këtë të shtunë do të organizohet një festë në ndihmë të këtyre fëmijëve. Të gjitha të ardhurat e mbledhura do të shkojnë për 200 fëmijët e sëmurë të punonjësve të policisë.

Artistë si Flori Mumajesi, Elvana Gjata, DJ Sardi, Aurela Gaçe, DJ Aldo, Vin Veli kanë shpërndarë një klip sensibilizues, ku u kërkojnë fansave të ndihmojnë këta fëmijë.

“Janë mbi 200 fëmijë të punonjësve të policisë që vuajnë nga sëmundje të rënda. Ata kanë shumë nevojë për ndihmën tonë. Ndihmo dhe ti, bëhu Heroi i tyre për një ditë! Shih e shpërnda këtë klip, të ideuar për të mbështetur familjet e tyre!” është mesazhi që shumë vipa shqiptarë e kanë shpërndarë në faqet e tyre zyrtare në Instagram dhe Facebook.

https://www.instagram.com/p/BOAbIX_A99L/?taken-by=sardidj

https://www.instagram.com/p/BN_8HnGFShS/?taken-by=iamflorimumajesi

https://www.instagram.com/p/BN-MVJ_DXEJ/?taken-by=elvanagjataaaa

https://www.instagram.com/p/BN-lAJ2g-wu/?taken-by=valbonaselimllari

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026