Aktivitetet që djegin dhjamin e barkut për një kohë të shkurtër

Zgjidhni frutat e duhura: Ne të gjithë e dimë se frutat janë përgjithësisht të shëndetshme, por në qoftë se ju doni të eliminoni dhjamin nga barku juaj, duhet të konsumoni frua me sasi të balancuar të fruktozës dhe glukozës të tilla si manaferrat apo rrushi. Pjeshka, dardha dhe molla janë më të vështira për tu tretur, kështu që të përpiquni t’i shmangni.

dhjameDuhet të shmangni kripën nga dieta juaj: Përpiquni të shmangni ushqimet që përmbajnë kripë dhe t’i zëvendësoni ato me sallatë ose pulë. Rrisni konsumimin e perimeve (pa kripë, ose mund të zëvendësoni kripën e rafinuar me kripë Himalajan) dhe fruta.

Evitoni brumrat: Makaronat janë të shijshme, por ato nuk rekomandohen për njerëzit që duan të eleminojnë stomakun e fryrë. Mundohuni të konsumoni ushqime të pasura me proteina dhe përmbajtje të ulët të yndyrës të tilla si vezë, djathë dhe arra. Orizi është shumë më i mirë se sa patatet, makaronat dhe ushqime të tjera që përmbajnë niseshte.

Evitoni ushqimet pikante: Mos konsumoni ushqime pikante. Stomaku liron më shumë acid kur hani ushqime pikante. Nëse doni të qëndroni të shëndetshëm, zgjidhni të konsumoni ushqime të freskëta.

Këto ndryshime në dietë duhet të përfshihen në regjimin ushqimor të gjithë atyre që duan të eleminojnë dhjamin e barkut sa më shpejt.

Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta

Burimi: Health Healthy Food and Advice

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Si mund të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshmë një person obez?
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis