Kryefaqja Shendeti a-z K Aktorja Julie Walters zbulon sfidën e saj me kancerin e zorrëve

Aktorja Julie Walters zbulon sfidën e saj me kancerin e zorrëve

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Julie Walters ka treguar se ishte diagnostikuar me kancer të zorrëve në fazën e tretë, por që pas kimioterapisë mjekët e kanë deklaruar të shëruar.

Ylli i filmave “Mamma Mia” tha se kishte menduar se mjekët mund të kishin bërë ndonjë gabim kur e kishte marrë lajmin për herë të parë. Ajo u shpreh për BBC se ishte diagnostikuar me kancer të zorrëve 18 muaj më parë, pas zbulimit të dy tumoreve primar në zorrën e saj të trashë.

Julie, 69 vjeçe, ishte paraqitur tek mjeku një vit më herët për shkak të problemeve me tretjen dhe një “parehatie të lehtë”, por ishte rikthyer përsëri prej dhimbjeve të stomakut, refluksit dhe të vjellave.

Ajo iu nënshtrua një skaneri CT dhe diagnozën përfundimtare se vuante nga kanceri i zorrëve e mori kur ishte në setin e filmit “Kopshti Sekret”.

Aktorja u shpreh se ajo kishte gjithmonë shpresë se do ta mundte këtë sëmundje pas një prognoze pozitive nga mjekët, por përsëri ndërsa priste që t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale frika se mund të mos dilte nga operacioni ekzistonte.

Por për fat të mirë, gjithçka shkoi si duhet, edhe pse 30 cm iu hoqën nga zorra e trashë. Pas ndërhyrjes kirurgjikale Julie filloi kimioterapinë, e cila shkoi gjithashtu shumë mirë.

Pas një skaneri tjetër doktorët i thanë se tashmë ajo ishte shëruar plotësisht nga kanceri.

Julie Walters pranoi diagnoza i ka ndryshuar sjelljen drejt jetës dhe punës, duke shpjeguar: ‘Para se të diagnostikohesha me kancer kisha për të filmuar dy seriale dhe dy filma. Dhe nuk bëra asnjërin prej tyre. Dhe kjo ishte e mrekullueshme. Nuk po them se nuk do të aktroj kurrë më. Por sigurisht që tani e tutje do zgjedh gjithçka që bëj, e do sigurohem që mos të jenë projekte të lodhshme”.

Burimi: Daily Mail

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here