AKU në alarm për bukën, ka ngjyrosës dhe i mungojnë proteinat

buk 1

Tregtimi i miellit të bukës me nivel më të ulët të proteinës se 12.5, sa është dhe norma apo dhe ngjyrosja e miellit të bardhë të një cilësise të dobët, duke e shitur më pas atë për bukë të zezë ka alarmuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili pritet të vërë në kontroll këtë situatë.
“Dyshojmë që mund të bëhen bashkime, mbillet mielli në fabrikat tona dhe përzihet. Ne do kryejmë kontrolle të gjithëanshme, nga pika kufitare ku malli hyn në vendin tonë, deri tek konsumatori. Do ta ndjekim zinxhirin e transportit hap pas hapi”, deklaroi drejtori i AKU-së, Afrim Bakaj.
Vëmendje u tërhoq edhe për niveline aflatkosinës, apo të potasiumit, i cili hidhet në miell për të rritur nivelin e glutenit. “Ju e dini që kështu mielli del më i mirë, por ai është kanceroz dhe në bazë të standardeve në Evropë është i ndaluar. I bie të jetë miell i ngjyrosur. Këto drejtoria i ka kontrolluar”, tha teknologu Abdyl Sinani.
AKU kishte ftuar në takim importues të miellit, grurit dhe misrit që ushtrojnë këtë aktivitet në vendin tonë, por që prej tyre ishin paraqitur vetëm dy, të cilët  thanë se operojnë brenda të gjitha standardeve të kërkuara.
Ndonëse AKU është në dijeni të abuzimeve që bëhen me miellin dhe me bukën, ai deklaron se nga 280 kontrolle që u ushtruan, vetëm 6 rezultuan se përdornin ngjyrues në miell.

Postime të ngjashme

Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës