Akull në lëkurë: ja përfitimet e vendosjes së akullit në fytyrë

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Kujdesi ndaj lëkurës është shumë i rëndësishëm. Nëse doni një lëkurë plot shkëlqim dhe pa probleme vendosni një kub akulli dhe masazhoni fytyrën.

Ja përfitimet që sjell akulli në lëkurë:

akull-ne-fytyreI jep shkëlqim lëkurës: akulli ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, gjë e cila krijon një lëkurë më të shëndetshme dhe pa probleme.

Redukton problemet e lëkurës: nëse masazhoni fytyrën me akull çdo ditë do t’ju ndihmojë të reduktoni inflamacionin e lëkurës dhe do të reduktojë puçrat, skuqjen apo problemet e tjera të lëkurës.

Redukton rrathët e zinj poshtë syve: nëse kombinoni një kub akulli me lëng kastraveci të freskët do t’ju ndihmojë të zhdukni rrathët e errët dhe qeskat poshtë syve.

Tonifikon lëkurën: kubet e akullit luftojnë radikalet e lira në lëkurë, minimizojnë dukjen e poreve, tonifikojnë lëkurën dhe e bëjnë atë të duket më perfekte.

Parandalon rrudhat: siç e thamë dhe mësipër akulli përmirëson qarkullimin e gjakut dhe për pasojë lehtëson shenjat e plakjes dhe rrudhat e para.

Burimi: Health Digezt

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës