Alarm / Diabeti po përhapet me shpejtësi të frikshme

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Bota po përballet me një “përhapje të frikshme” të diabetit, i cili ka prekur një në 11 të rritur, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në raportin e fundit të saj, OBSH flet për katërfishim të rasteve, nga 108 milionë që ishin në 1980-n, në 422 milionë të regjistruar në vitin 2014.

Niveli i lartë i sheqerit në gjak është një ndër vrasësit kryesor të njerëzimit, ku çdo vit vdesin rreth 3.7 milionë njerëz në të gjithë botën për shkak të kësaj sëmundjeje.

Ekspertët thonë se këto shifra do të vazhdojnë të rriten edhe më shumë nëse nuk ndërmerren masa drastike. Problematike rezultojnë të dy llojet e diabeteve, 1 dhe 2, por në shtimin e numrit të të prekurve mbizotëron më shumë tipi 2, që lidhet më së shumti me stilin jo të mirë të jetesës.

“Diabeti është një sëmundje e heshtur, por marshimi i tij sot është i papepur dhe ne duhet me çdo kusht ta frenojmë,” tha për BBC dr. Etienne Krug, njeriu që drejton përpjekjet e OBSH-së kundër diabetit.

Diabeti trefishon rrezikun për të pësuar një atak në zemër, goditje në tru, problem me veshkat, humbje të shikimit, vështirësi gjatë shtatzënisë etj. Njerëzit gjithashtu janë 20 herë më shumë të rrezikuar që të pësojnë prerje të gjymtyrëve për shkak të kësaj sëmundjeje.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Biznesi i shëndetit po rritet sërish, gati 130 mln euro në 2025-n për t’u kuruar në spitalet private
A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur