Alarm në Fier, bathët rrezikojnë shëndetin e banorëve, 12 të helmuar

Fier, në çdo dy ditë regjistrohen raste të reja të helmimit nga konsumimi i bathëve. Mjekët thonë se dy persona janë në reanimacion në gjendje të rëndë. Sipas tyre, ka pasur raste kur banorët kanë pasur të afërm të helmuar më parë nga bathët, e megjithatë i kanë konsumuar ato duke përfunduar në spital. 

Dy nga të helmuarit me bathë që kanë mbërritur në spitalin e Fierit ndodhen në reanimacion, në gjendje të rëndë. Vetëm javën e fundit në spital kanë mbërritur 6 raste të helmimeve nga konsumimi i bathëve, ndërkohë që nga maji deri tani janë 12 personat e helmuar. Mjekët hematologë shpjegojnë se ky lloj helmimi ka komplikacione të rënda.

Mjeku Hematolog Erblin Dollakut thotë se disa nga personat e helmuar kanë pasur raste të tilla brenda familjes, e kanë ditur se nuk duhet t’i konsumojnë bathët e megjithatë kanë përfunduar në spital.

Rastet e këtyre helmimeve kanë prekur persona nga 5 në 65 vjeç, kryesisht nga zonat rurale. Javën e fundit, sipas mjekëve paraqiten çdo dite nje apo dy persona me shenja te helmimit nga bathet. Mjekët apelojnë banorët të kenë kujdes me konsumimin e bathëve dhe të mos luajnë me shëndetin e tyre.

Burimi:Oranews

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet