Alarm në Qipro pas konstatimit të një shqiptari me COVID – 19

Gazetare: Klevisa GJIKA

Autoritetet greke kanë ngritur alarmin pas identifikimit me koronavirus të një shqiptari. Lajmi është bërë i ditur nga vetë mediat greke sipas të cilave shtetasi shqiptar, banues në Qipro, vinte nga Athina.

Krahas kësaj, mediat e shtetit fqinj e konsiderojnë Shqipërinë si pjesë të kategorisë C, gjë që forcon idenë e rrezikut të hyrjeve dhe daljeve nga vendi ynë.

“Rasti ishte një banor shqiptar i Qipros, i cili mbërriti nga Athina të hënën dhe ishte në mesin e 379 provave mbi individët e riatdhesuar. Personi u testua në aeroport, gjatë mbërritjes së tij. Shqipëria është një vend i kategorisë C. Rasti u gjet nga 1.754 testime të përpunuara të martën”, raportohet nga mediat greke.

Postime të ngjashme

Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara