Alarm për virusin Ebola. Deda: “Mos udhëtoni drejt Afrikës!”

eltar deda

Inspektoriati Shtetëror i Shëndetësisë (ISHSH) dhe drejtues të Ministrisë së Shëndetësisë e instucioneve të tjera të kujdesit shëndetësor në vend i kanë bërë thirrje sot (06/08/2014) të gjithë qytetarëve shqiptarë të tregohen të kujdesshëm dhe të mos udhëtojnë drejt Afrikës, pasi rrezikohen të preken nga virusi “Ebola”. Deklarata është bërë gjatë një takimi pune në mjedisiet e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza” të organizuar për bashkërendimin e punës për parandalimin e përhapjes së infeksioneve përmes rasteve eventualisht të importuara të prekura nga Virusi “Ebola”.

Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror të Shëndetësisë Eltar Deda tha për mediat e pranishme në takim se deri tani nuk ka asnjë rast të prekur me virusin “Ebola” në vendin tonë dhe se janë marrë të gjitha masat. “Nuk ka vend për panik në Shqipëri”, – theksoi z. Deda, duke siguruar se “kemi marrë të gjitha masat, ndërsa i’u bëjmë thirrje të gjithë qytetareve që të mos udhëtojnë drejt Afrikes, pasi rreziku i prekjes nga ky virus është tepër i lartë. Kemi bashkëpunuar me të gjitha instuticionet përgjegjëse, po ashtu jemi në kontakt të vazhdueshëm edhe me aeroportet e shteteve të huaja, për të eleminuar çdo rrezik të mundshëm”, tha më tej ai.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Dr. Silva Bino, Drejtuese e Departamentit të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Dr. Gazmend Bejtja, Drejtor i Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Gjergj Koja, Kryeinspektor i Degës së ISHSH Tiranë, të cilët bënë me dije se ministria e shëndetësisë dhe institucionet përkatëse te varësisë përgjegjëse për ruajtjen e shëndetit publik në vend kanë nisur tashmë një bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe me Autoritetin Aeroportual për kontrollin e pasagjerëve që vijnë nga zonat e prekura.

Gjithashtu, gjatë inspektimit të Aeroportit në vendmbërritjen e udhëtarëve u shpërndanë kopje të materialit promocional udhëzues për rrezikshmërin dhe masat që duhet të merren për mbrojtjen nga sëmundjet infektive të përhapura nga virusi “Ebola”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) informon për përmasat e epidemisë së sëmundjes së shkaktuar nga virusi “Ebola” në disa vende të Afrikës. Konkretisht, nga marsi 2014 e deri më sot janë raportuar 1323 raste të dyshuara/konfirmuara dhe 729 vdekje nga “Ebola” në Guine, Liberi, Sierra Leone dhe Nigeri. Ethet hemoragjike “Ebola” shkaktohen nga një virus, me potencial përhapje nga njeriu tek njeriu dhe me një nivel fataliteti deri 90%. Virusi shkakton temperaturë të larta dhe dhimbje fyti, ndërsa më pas kalon në diare dhe hemoragji të brendshme dhe të jashtme.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin