Alarmi, dietat drastike po rrezikojnë shëndetin e njerëzve

Mars 2014 – Dietat drastike për të rënë në pak kohë 10-15 kile janë shumë të rrezikshme. Madje, presidenti i Urdhrit të Mjekut ka udhëzuar të gjithë mjekët të distancohen nga rekomandimi i dietave të tilla, ndërsa mediat të jenë më të kujdesshme dhe të mos i shfaqin këto reklama. “Këto dieta janë të rrezikshme, janë sharlatanë ata që i rekomandojnë”, thekson Din Abazaj.

diet 2Gjinekologët

Gjithashtu për këto dieta dratike kanë folur edhe gjinekologët. Sipas tyre, dietat drastike, si ato që vijnë në formën e produkteve dietike, shkaktojnë sëmundjen e amenorrheas ose siç quhet ndryshe zhdukja e ciklit menstrual. Gjinekologia Mimoza Keta, ndër të tjera, ka theksuar se amenorrhea është një sëmundje e cila shkakton infertilitet.
Gjinegologia shprehet se dietat drastike të cilat të ofrojnë humbje peshe në një kohë fare të shkurtër janë gjithashtu burim i shumë infeksioneve vaginale, të cilat sjellin çrregullime të sistemit riprodhues. Ndërsa nga pikëpamja hormonale gjinekologia Keta shprehet se humbja në peshë në mënyrë të menjëhershme dhe aspak graduale sjell si pasojë shtypjen pothuajse totale të gonadotropins, prodhim të zvogëluar të estrogjenit dhe zhdukjen e ciklit ovarian dhe mitrës, duke shkaktuar kështu sterilitet si pasojë e mungesës së menstruacioneve.

Dermatologët

Përdorimi i dieteave drastike është një nga shqetësimet që ngrenë dermatologët për plakjen e hershme të lëkurës. ietat drastike të cilat stimolojnë humbje nga pesha për një kohë të shkurtër mund të çojnë deri te plakja e hershme e lëkurës. Shqetësimi është ngritur për dermatologia Brunilda Bardhi. Ndër të tjera ajo thekson se dietat drastike e privojnë trupin nga përbërësit ushqyes dhe për këtë arsye shfaqen rrudhat në një moshë më të re, strijat dhe celuliti.

Organizmi i njeriut ka nevojë për ushqim të shëndetshëm nuk kërkon aspak produkte të cilat stimulojnë organizmin për të rënë në mënyrë të menjëhershme nga pesha. Sipas dermatologes Bardhi këto dieta drastike mund të cojnë deri te sëmundjet e rënda të lëkurës cka sjell reduktimin e prodhimit të kolagjenit, veçanërisht në zonen e kofshëve, barkut, por edhe në trup.

Një nga gabimet më të shpeshta, kur bëhet fjalë dieta drastike, është eliminimi i acideve yndyrore esenciale. Ato kanë rol të rëndësishëm në riprodhimin e qelizave, ndërsa mungesa e tyre në organizmin tonë mund të çojë deri tek sëmundjet e lëkurës.

Sipas Bardhit, nëse acidet yndyrore eliminohen, kjo do të reflektohet në shëndetin e lëkurës. Dermatologia shprehet se kujdesi për lëkurën nuk kërkon vetëm kujdes të lëkurës i cili bëhet nga jashtë, por edhe nga brenda.

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore