Alarmi për autizmin, ekspertët: Terapia të nisë në moshën 2-vjeçare

Ekspertët vlerësojnë se çështja e autizimit po shndërrohet në krizë të shëndetit publik për sa i përket rritjes së numrit të fëmijëve me çregullime dhe mungesës së shërbimeve për ta.

Dhe kjo jo vetëm në Shqipëri. Çështja e autizmit është diskutuar para deputetëve në komisionine e Shëndetësisë ku ekspertët kanë sugjeruar si të rëndësishme ndërhyrjen me terapi që në moshën 2 vjeç të tyre.

“Numri i rasteve të reja të diagnostikuara shkon me 30-40% rritje çdo vit. Ajo çka është më e rëndësishme mendoj është zvogëlimi i moshës që Shqipëria sot është në gjendje të ndërhyjë, të ndërhyjë që në moshën 2-vjeçare”, thotë prof. dr.Ariel Çomo, ekspert i shëndetit mendor.

Autizmi prek 1 në 68 fëmijë të lindur në Shqipëri .Ndonëse janë bërë përpjekje për frekuentimin e shkollës dhe integrimin e tyre me mësues mbështetës sërish arsimimi i fëmijëve çalon pasi mësuesit mbështetës kanë njohuri të përgjithshme për aftësinë e kufizuar.

“Është i vështirë të integrohen sepse ata duan program individual”, thotë Rozalba Merdani, arsimi parashkollor dhe fillor në MAS.

Prindërit të cilët kanë fëmijë me çrregulime të spektrit autik u bëjnë thirrje donatorëve për ndihme pasi privatisht nuk mund ta përballojnë .

Një seancë terapie në psikolog privat kushton 2 mijë lekë ndërkohë që ato duhet të jenë intensive , të vazhdueshme në një kohë të pa limit./Top Channel

Postime të ngjashme

Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara