Alarmi, të rinjtë indiferentë ndaj infeksioneve seksuale

Lumturi merkuri

Edlira Sulejmani

Studentët shqiptarë vazhdojnë të kenë njohuri të pakta në lidhje me infeksionet seksualisht të transmetueshme. Studimi më i fundit kombëtar, në të cilin u intervistuan rreth 2000 studentë nga universitetet publike dhe private evidentoi se rreth 61% e këtyre të rinjve kanë mungesë informacioni në lidhje me infeksionet seksuale. 11%  e tyre mendojnë se është e rrezikshme të qëndrosh në bankë me një person me HIV dhe 35% e tyre  mendonin se  ”AIDS” përhapet nëse përdor të njëjtat enë kuzhine. Detajet  e këtij studimi bëhen publik nga mjekja Lumturi Mërkuri.
“Janë marrë në studim rreth 2000 studentë që ishin përfaqësues të gjithë studentëve të regjistruar si në Universitete publike dhe private dhe një % e tyre mendonin në mënyrë të gabuar se një mënyrë për tu mbrojtur nga infeksionet e transmetueshme ishte përdorimi i tabletave kontraceptive”- tha Lumturi Mërkuri, mjeke në ISHP.
Mjekët ndërkaq shprehen të shqetësuar se të studentët shqiptarë gjithnjë e më shumë përdorin pak metodat kontraceptive. Vetëm 27 % e tyre përdornin masat mbrojtëse, ndërkohë që studimi evidentoi se të rinjtë shqiptarë janë të angazhuar në sjellje seksuale me risk, nën përdorimin e alkoolit dhe drogës.
“Të rinjtë studentë shqiptarë ishin të angazhuar dhe kishin filluar marrëdhëniet seksuale në moshë të hershme. Gati 62 % e tyre kishin raportuar se kishin kryer marrëdhënie seksuale me një moshë mesatare 17 vjeç, por në një moshë minimale të raportimit të kryerjes së marrëdhënieve seksuale ishte 13 vjeç. Gjithashtu të rinjtë studentë shqiptarë kishin kryer marrëdhënie të rrezikshme seksuale siç ishin marrëdhënie seksuale me shumë partenerë, ata mesatarisht raportuan 2.2 partnerë dhe një pjesë tjetër raportonte se kishin kryer marrëdhënie me disa partnerë pra mbi 5 partnerë seksualë.”tha Lumturi Mërkuri, mjeke në ISHP.
Studimi tregoi thonë mjekët se të rinjtë  shqiptarë që vinë nga zonat rurale kishin më pak njohuri dhe ishin kontigjenti më në risk, ndërkohë që  të gjitha këto të dhëna shprehen ata do të shërbejnë për strukturat qeveritare që të hartojnë politika më të mira në mbrojtje të shëndetit.

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore