Alarmi “Wudy”, AKU reagon pas denoncimeve në media

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit sqaroi në një deklaratë zyrtare se bllokimi i 3 tonëve sallam të markes “Wudy” ka ardhur për shkak se një subjekt privat tentoi ta fusë atë nga Maqedonia në mënyrë të parregullt, pa dokumentacion përkatës.wudy

Ky 3-tonësh nuk u fut në treg, sqaron AKU dhe subjekti Ismet Darsi ka shkuar në ndjekje penale me akuzën e kontrabandës. AKU, nisur nga shqetësimet e konsumatorëve, deklaron se nuk bëhet fjalë për produktet “Wudy” që gjenden masivisht në tregun shqiptar të kontrolluar nga ky autoritet.

Ato janë në shitje sipas të gjitha dispozitave ligjore në fuqi dhe janë importuar brenda rregullave. Vetëm një sasi kontrabandë prej 3 tonësh është bllokuar, e cila nuk kishte etiketë shqiptare dhe donte t’i shmangej deklarimit në AKU.

Burimi: Top Channel

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim