Albana, bukuria plot shendet që zbriti nga bjeshkët

Me origjinë nga bjeshkët, plot bukuri e shëndet. Nuk ka si të jetë ndryshe, sepse vajza nga Tropoja prezantuesja me emer e Top Channel, Albana Osmani rrezaton hijeshi dhe energji. Ajo rrëfen për gazetën “Shëndet Plus” se si kujdeset për shëndetin, kujt ia dedikon më shumë fizikun e saj shtatlartë dhe shikimin e prehtë.   

albana 1

Shëndetin që keni, ia dedikoni kryesisht përkujdesjes, apo genit?

Mendoj se është e trashëguar fizionomia dhe përkujdesi është thjeshtë një paketim ideal i asaj çfarë ka brenda.

Cilat janë ushqimet tuaja të preferuara?

Supërat dhe sallatrat i kam të përditshme. Por preferoj dhe produktet e mishit.

A gatuani në familje? Çfarë do t’iu pëlqente të gatuani?

Unë gatuaj, por jo shpesh. Pasi nuk mar notën 10 në këtë fushë. Ndaj nuk preferoj të jem kuzhinieri i shtëpisë sepse mund ti lë pa ngrënë të ftuarit e tavolinës time. Ndërsa e provoj, gatuaj supërat, pastat, byrekun me petët e gatshme, kuptohet. Edhe tavat e ndryshme.

Po origjina juaj, a mendoni se ka dorë në këtë bukuri që vjen nga bjeshkët?

Faleminderit për komplimentin, së pari! Atje ku linda unë një ndër karakteristikat e njerëzve të mi është shtatlartësia sytë e shkruar dhe të mpreftë, portretet e prera dhe anatomi gati afër perfektes.Them se diçka do kem marrë patjetër!

Po suplementet dietike?

Nuk i kam konsumuar kurrë. Falë Zotit nuk më janë dashur. Nëse do më duheshin do ti provoja, nëse nuk do kishin efekte anësore.Sigurisht! Nuk jam shumë e informuar për këtë seksion por inkurajoj këdo që detyrohet ti përdorë për të patur pamjen që do dhe rezultatet e pritura. Them se do shumë forcë dhe durim.

A merret Albana me gjimnastikë? Shkoni në palestër, apo bëni ecje në natyrë?

Palestrën e pëlqej shumë dhe pse nuk kam qenë shumë e rregullt. Momentalisht po frekuentoj një palester 3-4 herë në javë dhe ndjehem shumë mire. Duket sikur do harxhosh energji dhe do lodhesh por në fakt ndodh e kunderta, furnizohesh me energji, gjaku me qarkullin më mirë dhe kthjellimi ndodh në çdo aspekt je më i frutshëm. Perveçse tonifikon trupin dhe pergatitesh për kohën e verës që të ndjehesh në super formë.

albana 3

Sa i kushton vëmendje pamjes së jashtme (estetike)?

I kushtoj aq sa duhet. I dua ditët me diell pa make up me të sheshta me t-shirtët e lehta sikurse më pëlqen mbrëmja me takat e larta dhe fustanet sensuale. Të gjitha këto bëjnë kombinimin e asaj javës normale të një vajze të re në moshën time.

Cilës pjesë të trupit i kushtoni më shumë vëmendje?

I kushtoj vëmendje gjithë trupit në fakt. Detajet për mua janë shumë të rëndësishme.

Operacionet plastike, ndërhyrjet janë bërë të modës sot. Për shembull, përdorimi i botoksit. Çfarë mendimi ju?

Mendoj se pas të 40-tave nëse është e nevojshme apo dhe e mundur financiarisht dhe mbi të gjitha nëse e ndjen jam dakord për gjithçka që i bën njerëzit të ndjehen më mirë dhe me të lumtur. Por i dua dhe rrudhat dhe thinjat e moshës, në fund të fundit fisnikeria e viteve të bën të ndjehesh në akord me fjalët e menduara dhe në respekt të asaj apo atij që je. Gjithsesi kohërat kanë ndryshuar. E nëse zonjat lyejnë flokët i stilojnë bukur, vendosin xhevahire nëpër duar atëherë gjithçka vjen shumë ndryshe nga dekadat e mëparshme. Ndaj për mua nuk mbetet tabu asgjë nga këto risi.

Sot po i kushtohet shumë rëndësi edukatës shëndetësore të familjes. Sa ndihet kjo në familjen tuaj? 

Në familjen time jemi të gjithë të impenjuar me punët e përditshme si kushdo dhe koha për ti kushtuar vetes nuk mbetet prapa. Im atë ka qenë oficer dhe si një zotëri që është stërvitur gjithë jetën e ka pasuar dhe tek secili prej nesh dëshirën për sportin dhe të kujdesurit e trupit dhe vetvetes. Sigurisht një kusht i mirë që po na bëhet zakon është kontrolli mjekësor të paktën 1 herë në vit. Mendoj se është i domisdoshëm për këdo që të mos ketë surpriza të pakëndshme për shëndetin.

Po me mjekun personal si i keni marrëdhëniet?

Nuk kam mjek personal. Por përherë i nënshtrohem kontrolleve rutine siç e përmenda pak më lart. Në të njëjtin vend dhe pak a shumë në të njëjtin staf mjekësh. Ku çdo gjë regjistrohet dhe në fund verifikohet. Kjo sjell më shumë siguri për shëndetin.

A bëni kontrolle të rregullta mjekësore, apo vetëm kur keni rekomandimin e mjekut?

Siç e përmenda më sipër, po i bëj. Janë të domosdoshme për të gjithë.

Shqiptarët nuk njihen për një edukatë shëndetësore të veçantë. Nga nota 1 deri në 10, si do ti vlerësonit shqiptarët, referuar edhe fakteve që konstatoni gjatë ushtrimit të aktivitetit tuaj të përditshëm?

Mendoj se shumë kanë ndryshuar. Nuk dua të vendos një numër, sepse nuk ndjehem e sigurtë pasi nuk di statistikat e sakta. Por do të ishte më mirë të kuptonin arsyen pse duhet të bëjnë kontrollet.

A keni ndonjë këshillë apo mesazh për lexuesit e “Shëndet Plus?

Nuk ka më mirë se të jetosh shëndetshëm! Të duash veten do arrish të duash të tjerët. Nëse nuk do veten nuk do mund të duash askënd, flas këtu së pari familjen tënde dhe të dashurit e tu.

 

Postime të ngjashme

“Është makth”- Gazetarja Mira Kazhani tregon betejën me kancerin e gjirit
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Aktori Stanley Tucci flet për efektet e rënda anësore të trajtimit me rrezatim për kancerin
Papa Françesku ka një infeksion polimikrobik të rrugëve të frymëmarrjes. Çfarë është dhe sa serioze është?
Mirela Kuka, nga Shqipëria në San Raffaele: Drejtoj një ekip kërkimor mbi sistemin imunitar, në Itali realizova ëndrrën time
Kate Middleton përfundon seancat e kimioterapisë dhe publikon një video-mesazh emocionues
Mjeku shqiptar 25 vjet kardiokirurg në Itali: E vështirë të lësh vendin, por rezultati i karrierës sime më dha të drejtë
“Do të zvarritem…”/Celine Dion flet sëmundjen e rrallë neurologjike në dokumentarin e ri dhe jo vetëm!