Albana Fico largohet nga drejtimi i QSUT-së

Albana Fico largohet nga drejtimi i QSUT.

Nuk dihet ende arsyeja e largimit të saj nga posti që e mbante prej 3 vitesh.

Emri i ri pritet të bëhet publik nga ministrja Albana Koçiu. Drejtuesi i ri i QSUT emërohet nga Ministrja e Shëndetësisë me miratimin e Kryeministrit.

Fico e mori këtë post pas drejtimit të ISHP dhe Komitetit të Ekspertëve, ku u akuzua për keqmenaxhim të pandemisë.

Hetimet për zjarrin në Urgjencë

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për zjarrin e rënë në katin e parë të urgjencës së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit.

Organi hetues ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”.

Ky procedim penal raportohet se është regjistruar pa persona në hetim. Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

“Zjarri në Urgjencën e Qendrën Spitalore ‘Nënë Tereza’, Prokuroria Tiranë regjistron procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka regjistruar procedimin penal 1578, dt.29.02.2024 për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Ky procedim penal, është regjistruar pa persona në hetim, për të hetuar mbi zjarrin e rënë në katin e parë të Urgjencë së Qendrës Spitalore ‘Nënë Tereza’ në orët e para të mëngjesit të 11.02.2024.

Nga ana e prokurorisë është urdhëruar administrimi i të gjitha provave për të dokumentuar shkakun dhe vlerën e dëmit të shkaktuar, si dhe personat përgjegjës për shkaktimin e dëmit.

Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare”, njoftoi prokuroria.

Postime të ngjashme

QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis