Albana Fico vendoset në krye të QSUT-së

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico është konfirmuar sot në krye të QSUT-së.

Ajo do të zëvendësojë në këtë post Enkelejd Jotin, që u zgjodh pak javë në parë nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar si Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së. Joti u zgjodh me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit  Drejtues me 7 vota pro.

“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend“, shkruan ministrja  e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në “Facebook”.

Fico është pjesë e Komitetit Teknik të Ekspertëve që nga momenti kur u krijua, me qëllim menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19 në vend.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet