Probleme me kockat tuaja, ja kujt duhet t’i besoni

Klinika Albaturk Medical Consulting dhe Qendra Ortopedike u themelua në vitin 2006 nga Dr. Safak Onbasioglu, Kirurg Ortoped Traumatolog. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri dhe gjatë bisedave të ndryshme vuri re nevojën për klinika ortopedike që kishte vendi ynë në atë periudhë. Kjo ishte shtysa për marrjen e vendimit për fillimin e aktivitetit të një klinike ortopedike në Tiranë me ekipin e përkushtuar me në krye kirurgun e palodhur dhe shumë të dashur nga shqiptarët, dr. Safak Onbasioglu.

Albaturk (1)Me përvojën e tij 30-vjeçare në fushën e mjekësisë dhe 23-vjeçare në fushën e kirurgjisë ortopedike, ai është i përqendruar në artroplastikën totale të artikulacioneve (koksofemoral, gjurit, kyçit të këmbës, shpatullës, bërrylit, kyçit të dorës dhe artikulacioneve të vogla). Dhe ka një numër të madh suksesesh në rastet që kanë kryer protezim total të artikulacionit koksofemoral displazik dhe të dislokuar.

Përveç kirurgjisë protezike ai është specialist për traumat sportive, kirurgjinë artroskopike, çrregullimet neuromuskulare dhe kirurgjinë e dorës. Ai ka qenë gjithashtu mjek në ekipin mjekësor të skuadrës kombëtare turke të basketbollit, të Klubit sportiv Gallatasaraj dhe skuadrës së basketbollit Ulkersport të Euroligës.

Në fokus të veprimtarisë ortopedike të klinikës Albaturk Medical Consulting krahas ndërhyrjeve të ndryshme kirurgjikale ortopedike janë kirurgjia protezike e gjurit dhe ajo e artikulacionit koksofemoral me një qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi të madhe të protezës dhe kosto ekonomike të arsyeshme.

Albaturk mjekuNë Klinikën Albaturk Medical Consulting pacientët gjejnë gjithmonë një ambient serioz dhe të përkushtuar për konsultimin e problemeve të tyre dhe për ndjekjen në vazhdimësi të çdo sëmundjeje që ata kanë.

Ndërhyrja e protezimit artikular

  • protezimi i artikulacionit koksofemoral
  • protezimi i gjurit
  • protezimi i kyçit të këmbës
  • protezimi i shpatullës
  • protezimi i bërrylit
  • protezimi i kyçit të dorës

Kirurgjika artroskopike

  • artroskopi e gjurit
  • artoskopi e kyçit të këmbës
  • artroskopia e shpatullës

Albaturk (2)Kirurgji për traumat sportive

  • rupturat e tendinave dhe muskujve
  • dislokacionet e përsëritura
  • të gjurit dhe shpatullës
  • rupturat e menisqeve
  • dhe ligamenteve të kryqëzuar të gjurit
  • dëmtimet e indit kërcor


Kirurgji për traumat ortopedike

  • Thyerjet
  • trajtimi i thyerjeve që nuk janë
  • ngjitur në mënyrën e duhur

Albaturk (4)Kirurgji neuro-ortopedike

  • zgjatimi e kockave të shkurtra
  • rritja e gjatësisë së trupit
  • sigurimi i lëvizjeve dhe funksionit
  • nëpërmjet transferimit të tendineve
  • trajtimi i spasticitetit

Kirurgjia ortopedike pediatrike

  • dislokacion/displazi i lindur
  • i artikulacionit koksofemoral
  • deformimet e këmbës
  • anomalitë e gishtave

Albaturk (5)Kirurgjia e shtyllës kurrizore

  • ndërhyrje kirurgjikale për skoliozën
  • thyerjet e vertebrave
  • infeksionet e vertebrave
  • zhvendosje e vertebrave
  • ngushtimi i shtyllës kurrizore
  • herniet diskale

Kirurgji për tumoret ortopedike

Kirurgji e këmbës

  • deformime të gishtit të madh të këmbës

Kirurgji e dorës

Klinika ‘ALBATURK TURKISH MEDICAL CONSULTING’ me ekipin e mjekëve specialistë të çdo lloj fushe të mjekësisë është në shërbimin tuaj për çdo diagnozë, terapi dhe kirurgji në spitalet më cilësore dhe të besuara të Turqisë.

Albaturk (3)Klinika Albaturk Turkish Medical Consulting e nisi aktivitetin e saj ne Tirane ne vitin 2006 me qëllim kryesor informimin e pacientëve që kërkojne zgjidhjen e problemeve të tyre shëndetësore në spitalet e Turqisë mbi metodat e dignostikimit dhe trajtimit. Gjithashtu, bëhet e mundur vënia e pacientit në kontakt me mjekun dhe spitalin e duhur, përllogaritja paraprake e kostos së dignostikimit dhe trajtimit në mënyrë që pacienti të jetë i përgatitur para nisjes së këtij “udhëtimi shëndetësor”.

Kemi 9 vjet në mesin tuaj

  • Rruga e Elbasanit, Pallati Klasik Konstruksion, Shk 1, Kati 6, Ap 23, Tiranë
  • Tel: (04) 23 75 967 Cel: 069 20 20 433
  • albaturk@yahoo.com www.albaturk.com

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj