Albuminuria/ Një faktor rreziku për dëmtimin konjitiv dhe demencën

Nga Alket Koroshi, mjek nefrolog

Mosfunksionimi i veshkave mund të ndikojë thellësisht në shumë sisteme organesh, dhe provat e fundit sugjerojnë një rol të mundshëm për rritjen e albuminurisë në zhvillimin e dëmtimit të lehtë kognitiv (MCI) ose demencës. Studimet epidemiologjike të kryera në popullata të ndryshme kanë treguar se prania e albuminurisë në rritje është e lidhur me një rrezik relativ më të lartë të MCI ose demencës si në analizat ndërseksionale ashtu edhe në studimet me ndjekje afatgjatë.

Mekanizmat themelorë patofiziologjikë të efektit të albuminurisë ende nuk janë studiuar mjaftueshëm, me disa boshllëqe të rëndësishme të njohurive ende të pranishme në një marrëdhënie komplekse me faktorët e tjerë të rrezikut të MCI dhe demencës. Si veshka ashtu edhe truri kanë ngjashmëri mikrovaskulare që i bëjnë ata të ndjeshëm ndaj mosfunksionimit endotelial që përfshin mekanizma të ndryshëm, duke përfshirë stresin oksidativ dhe inflamacionin. Substrati i saktë i MCI dhe demencës është ende nën hetim, megjithatë të dhënat eksperimentale të disponueshme tregojnë se albuminuria e ngritur dhe shkalla e ulët e filtrimit glomerular shoqërohen me rënie të ndjeshme neuroanatomike në funksionin e hipokampit dhe vëllimin e lëndës gri.

Kështu, albuminuria mund të jetë kritike në zhvillimin e dëmtimit konjitiv dhe përparimin e saj në demence. Egzistojnë pra provat e disponueshme për lidhjen e albuminurisë me MCI dhe demencën.  Pyetja kryesore nëse ndërhyrjet që synojnë uljen e albuminurisë mund të parandalojnë rënien e funksioneve njohëse mbetet ende pa përgjigje.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Impetigo Bakterial: Një infeksion i shpeshtë në sezonin e verës – Këshilla nga Dr. Tritan Kalo
Si trajtohet inkontinenca urinare (mosmbajtja e urinës) te meshkujt?
Si bëhet manaxhimi i një aritmie akute në hemodializë?
Dhimbjet kronike të veshit, mjekja: Duhet të trajtohet, shkakton probleme serioze
Cilat janë shkaqet e tamburizmit?