Blerina Bombaj, dietologe
Sëmundja e alcajmerit është një sëmundje neurodegraduese, e cila konsiston në humbje të kujtesës dhe aftësive të ndryshme mendore. Këto janë këshillat bazë në lidhje me ushqimin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje, që veç të tjerash, kushton shumë.
-Konsumoni çdo ditë zarzavate me gjethe jeshile, lakra, brokoli, rukola dhe lulelakër
-Merrni mjaftueshëm vitamine B12 nga gjiza, kosi, mishi i bardhë dhe peshku
-Konsumoni vitaminë E mjaftueshëm nga ushqime si farat, frutat e thata dhe vaji i ullirit
-Mos tejkaloni masën me ushqimin në total, mundësisht hani më pak se zakonisht
-Evitoni yndyrnat e ngurta si margarina, dhjami dhe djathrat e stazhonuar
-Konsumoni rregullisht peshk të egër, si trofta dhe peshk të vogël, si sardelet
-Kryeni 120minuta aktivitet fizik në javë dhe përdoreni mendjen me aktivitete të tipit quiz, fjalëkryq, ushtrime për kujtesën.


