Kryefaqja Box 5 Alergji apo COVID-19: Ja si të dalloni ndryshimin

Alergji apo COVID-19: Ja si të dalloni ndryshimin

0
Shpërndaje

nga Daniela Burnazi

Sipas Kolegjit Amerikan të Alergjisë, Astmës dhe Imunologjisë theksohet se alergjitë ndodhin kur sistemi imunitar reagon keq ndaj diçkaje që zakonisht  mund të jetë e padëmshme për të tjerët (psh nga poleni, pluhuri etj).

Simptomat më të shpeshta të alergjive janë:

– rrufë

– hundë të bllokuara

– gulçim

– lodhje

– teshtima

– kollitje

– dhimbje koke

– vështirësi në frymëmarrje

Përveç këtyre simptomave, Marc F. Goldstein, shef i alergjisë dhe imunologjisë në Spitalin e Pensilvanisë, thotë se ata që kanë alergji sezonale mund të përjetojnë edhe kruajtje, lotim dhe/ose fryrje të syve, kruarje të hundës, veshëve, fytit etj.

Shpesh shumë njerëz i ngatërrojnë simptomat e alergjive me ato të COVID-19 sepse disa nga simptomat si teshtima, lodhja, vështirësia në frymëmarrje janë të përbashkëta.

Sipas Qëndrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tre janë simptomat kryesore të COVID 19:

– ethe

– vështirësi në frymëmarrje

– dhe kollë e thatë

Prandaj, sipas ekspertëve nuk duhen ngatërruar simptomat sepse alergjitë nuk japin temperaturë dhe shumicën e rasteve shoqërohen me kruajtje ndërsa koronavirusi jo. Dhe teshtima është shumë e shpeshtë tek personat që vuajnë nga alergjitë, ndërsa në rast se jeni infektuar me COVID s’ndodh shpesh.

Burimi: HEALTH

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here