Alergjia dhe intoleranca ushqimore, cili është ndryshimi mes tyre?

Blerina Bombaj, dietologe / Shëndeti Online dhe gazeta ‘Shëndet+’

1. Ushqimet me alergjike

Ushqimet që provokojnë më shpesh alergji janë qumështi, gruri, soja, kikirikët, vezët, peshku, molusqet, frutat e thata,

Alkoli, qumështi dhe gluteni mund të shkaktojnë edhe intolerancë, një situatë e ndryshme nga alergjia.

Çfarë është alergjia nga ushqimi? Cili është ndryshimi midis saj dhe intolerancës?

Kur ushqimi hyn në aparatin tonë tretës, sistemi ynë imunitar ekzaminon imtësisht përbërësit për të eliminuar bakteret, viruset apo toksinat e rrezikshme. Ai është roja kufitare që vulos pashaportën për lëndët ushqyese në mënyrë që të kalojnë matanë kufirit për në gjakun tonë, i cili i transporton lëndët ushqyese në mëlçi, ku edhe përpunohen.

Përbërës të caktuar (proteina ose molekula të mëdha), në individë të caktuar, mund të njihen nga sistemi imunitar si armiq dhe fillon t’i luftojë. Ai ndez alarmin që organizmi është nën pushtim dhe mobilizon “ushtrinë” për luftë, pra prodhon qelizat imunitare të cilat lëshojnë antikorpet – imunoglobulinat, më të përfshirat në reaksionet alergjike. Ky reaksion mund të ketë pasoja nga teshtima të thjeshta e deri në rrezik për jetën.

Testi i alergjisë mat pikerisht antikorpet prezente ne gjak dhe diagnostikohet sipas procedurave specifike.
Alergjite shfaqen zakonisht heret ne jete dhe me kalimin e viteve mund te largohen. Por nuk eshte cudi qe nje reaksion alergjik ti ndodhe gjithkujt e ne cdo moment ne jete.
Gatimi i ushqimit qe shkakton alergji, mund ta zbuse deri diku shfaqjen e reaksionit. Disa fruta qe mund te shkaktojne alergji ushqimore si pjeshket, qershite, mollet, dardhet, mund te merren komposto, te pjekura apo recel.
Ndersa intoleranca ushqimore, ne ndryshim thelbesor nga alergjite, nuk shkakton reaksion te sistemit imunitar, por eshte mungesa e nje enzime pergjegjese per perpunimin e nje perberesi ushqimor ose nje reaksion aty per aty -pa mobilizuar antikorpe- ndaj nje substance kimike ose toksine te gjendur ne ushqim. Duke qene se intolerancat nuk shoqerohen nga reaksion imunitar, do te thote qe ne kete rast nuk kemi antikorpe te krijuara ndaj nje perberesi ushqimor, pra nuk kemi se cfare te masim me nje analize gjaku! Zakonisht, testet e intolerances masin antikorpe IgG si pergjigje ndaj nje ushqimi te konsumuar, por fatkeqsisht, keto antikorpe mund te gjenden te larta edhe nese nuk jemi intolerant ndaj ketij ushqimi. Perqindja qe nivelet e ketyre antikorpeve te tregojne intolerance false eshte 50-60%, duke e bere krejtesisht te pavlefshem kete test.

Alergjite dhe mania e higjenes

Alergjite jane shume me te perhapura ne vendet e zhvilluara dhe industrializuara, me higjene me te larte.Femijet qe shkojne ne kopesht, qe luajne ne natyre dhe qe kane motra apo vellezer me te rritur jane me pak te prekur nga alergjia ushqimore.

*Alergjia ushqimore e nxitur nga aktiviteti fizik

Ne kete rast, vetem konsumi i disa ushqimeve alergjike perpara nje ushtrimi fizik si: qumeshti, kikiriket, veza dhe soja, nxit reaksion alergjik. Zakonisht aktiviteti i tipit vrap, aerobi, tenis, ciklizem mund te lidhet me keto situate. Njerezit qe kane pesuar nje shok alergjik te tille, duhet te evitojne aktivitetin fizik pa kaluar disa ore nga marrja e ushqimit.

Intolerancat më të njohura dhe sensitiviteti ndaj ushqimeve

1. Qumështi: intoleranca me klasike

Qumështi është i vetmi ushqim që përmban laktozë – një lloj sheqeri. Ky sheqer shpërbehet nga nje enzime e cila prodhohet ne aparatin tone tretes. Ne disa njerez, kjo enzime nuk prodhohet fare ose prodhohet me pakice. Kjo ben qe laktoza te arrije e paperpunuar ne zorren e trashe dhe aty te fermentohet nga bakteret qe bashkejetojne me ne, me pasoje ndjesine e fryrjes, gazrave, spazmave dhe diarrese. Individet qe e prodhojne kete enzime me sasi te vogla mund te tolerojne nje sasi te vogel te qumeshtit dhe ne pergjithesi nuk kane problem me kosin dhe djathin. Gjithashtu kur qumeshti eshte pjese e gatimeve tolerohet me mire.

2. Ushqimet strumogjene

Ne kete kategori hyjne brokoli, lakra, lulelakra, soja, pjeshket, rrepat, luleshtrydhet, kikiriket.
Ushqimet strumogjene nderhyjne ne procesin e prodhimit te hormonit te tiroides duke bllokuar jodin ose enzimen qe prodhon kete hormone nga qelizat e gjendres tiroide. Kjo shkakton edhe fenomenin e “strums” qe eshte rritja e gjendres tiroide, e dallueshme me sy te lire. Gjithsesi, personat qe nuk kane problem me tiroiden mund ti konsumojne pa problem keto ushqime. Ndersa, ne rastet e hipotirozes, keto ushqime duhet te merren gjithmone te gatuara dhe jo me shumice. 3 here ne jave nga 150gr eshte nje sasi e sigurt.

3. Familja solanore dhe sistemi nervor

Ne familjen solanore hyjne domatja, patellxhani, patatet dhe specat.
Keto ushqime permbajne alkaloide, te cilet mund te pengojne enzima qe lidhen me funksionin e nervave. Ne doza te medha mund te coje ne bllokim te kontrollit te muskujve, dridhje dhe paralize te frymemarrjes. Keto alkaloide gjenden me shumice te pjeset jeshile te patateve.
Nje nder faktet me interesante lidhur me keto ushqime eshte ndikimi qe ato mund te kene ne semundjet inflamatoer si artriti. Disa studime tregojne se eliminimi i ketyre ushqimeve nga dieta permireson ndjeshem dhimbjet e kyceve.
Gatimi redukton nje pjese te alkaloideve gjithsesi.

4. Kafja & aritmia

Njerezit reagojne ne menyra shume te ndryshme ndaj kafeines e cila gjendet ne shume pije dhe ushqime pervec kafes, si cola, caji jeshil, kakao, cokollata. Disa njerez madje nuk mund te tolerojne as 1 gllenjke kafe. Smptoma me klasike eshte pagjumesia dhe nervozizmi, por disa njerez shfaqin edhe pasoja te rrezikshme si aritmia, hipertensioni dhe takikardi. Simptoma te tjera te verejtura me kafen jane:

  • perzierje e stomakut
  • shtrengim i frymemarrjes
  • ankth
  • depresion
  • dridhje
  • lodhje
  • dhimbje koke

Sensitiviteti ndaj kafeines vjen si pasoje e nje shprehje te nje geni te caktuar, qe nuk e perpunon ne kohe kafeinen dhe e le ate ne nivele te larta per nje kohe te gjate ne organizem. Por nje dyshim qendron edhe mbi faktin se kafet mund te jene te infektuara me mykotiksina dhe ne fakt te jene pikerisht keto qe shfaqin sensitivitet dhe simptoma.

5. Vera e kuqe & migrena

Pijet alkolike, avokadot, bananet, fasulet, kafeina, djathrat e bute te papasterizuar & te stazhionuar, melcite, cokollata, turshite, nitratet e ushqimeve, bizelet, arrat dhe frutat e thate, uthulla, kosi.
Nder te tjera, vera e kuqe permban sulfite, te cilat lidhen me dhimbje koke dhe problem te stomakut. Vera e kuqe permban sulfite me pak se vera e bardhe. Te tjera ushqime qe permbajne sulfite jane frutat e thara, ku sherbejne per ruajtjen e tyre afatgjate.

Postime të ngjashme

3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore