Alergjitë e pranverës/ Covid 19 dhe klima shtojnë agresivitetin e simptomave

Me ardhjen e pranverës dhe çeljen e luleve alergjitë ndaj poleneve janë shndërruar si një epidemi.

Mjekët alergologe thonë se pandemia e Covid 19 por edhe kushtet klimatike kanë ndikuar jo vetëm në zgjatjen e periudhës së alergjive por edhe në agresivitetin e simptomave që shkaktohen.

“1- në 4 adultë preken nga alergjitë dhe janë pothuajse 20% të të rinjve të prekur”, tha Mehmet Hoxha, shefi i shërbimit të alerogologjisë së QSUT.

Alergjitë fillonin në muajin prill por mjekët thonë se është zgjatur si periudha e fillimit ashtu edhe e përfundimit të tyre.

“Nëse më parë fillonte në prill tani ka avancuar në dy javët e marsit dhe simptomat nuk janë më thjesht një skuqje hunde, kruajtje, një tështimë apo lotim, por prek rrugët e poshtë respiratore deri dhe azmë apo kriza të forta që nuk mjafton të shkosh deri te farmacia”, shtoi Hoxha.

Por nuk janë vetëm polenët e luleve ato që shkaktojnë alergjitë pasi sipas mjekëve alergologë ka një sërë faktorësh ambientalë.

Ngrohja globale, ndryshimi i kushteve klimatike dhe ndotja mjedisore. Për të gjithë personat që vuajnë nga alergjia në muajt mars – prill – maj – qershor, shefi i shërbimit të alergologjisë këshillon të bëhet vaksina në muajin shtator.

Postime të ngjashme

Plagosja në Poliklinikën në Shkodër, reagon KMD: Dhuna në ambiente publike po cenon sigurinë e qytetarëve dhe besimin tek institucionet
Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë