Alimehmeti: Vala e variantit Delta në rënie, por duhet kujdes

Vala pandemike e krijuar nga varianti Delta është në rënie. Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë se prej dy javësh rastet e reja po bien e po ashtu dhe rastet totale duke treguar kështu që edhe kësaj vale po i vjen fundi. Por ai apelon që ende të kemi kujdes pasi virusi është prezent.

“Pjesa e valës kaloi dhe jemi në zbritje. Akoma është në transmetim komunitar. Ndoshta nuk do të shohim kështu valësh klasike, por mund të ketë raste. Kujdes, mund të ketë xhepa që janë të paimunizuar, potencialisht në zona rurale më shumë”, tha Alimehmeti.

Ekspertët janë të mendimit se një variant i ri që do të mundë Deltën mund të shkaktojë një tjetër valë pandemike, por deri më tani nuk ka asnjë sinjal për të.

Duke qenë se ende ka persona të paimunizuar ekspertët apelojnë së pari për vaksinim dhe më tej ruajtjen e higjienës dhe distancës, për të çuar drejt fundit pandeminë që prej 2 vjetësh ka izoluar botën.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?