Alkooli dhe disa kërpudha, kombinim i rrezikshëm

kerpudhe

Janë të shijshme dhe të lehta, por nëse shoqërohen me alkool, kërpudhat mund të shndërrohen në “minë me sahat” për shëndetin. Paralajmërimi vjen nga Istituti zvicerian që merret me parandalimin e alkoolizmt dhe toksimanive të tjera. Studiuesit zviceran këmbëngulin se disa lloje kërpudhash, nëse shoqërohen me alkool shkaktojnë intoksikim që shfaqet me: të përziera, nxehtësi trupore, marrje mendsh, rrahje të shpejta zemre, vështirësi në frymëmarrje dhe probleme kardiovaskulare. “Faji” është i “coperina”, një toksine që ndodhet te kërpudhat, që pengon eliminimin e alkoolit, më saktësisht të një përbërësi toksik që duke u akumuluar në gjak, shkakton intoksikimin. Në këtë kuptim kërpudha ka efekt të ngjashëm me Antabus, një medikament që përdoret për kurimin e alkoolizmit. Simptomat mund të shfaqen pas 1 minute deri disa orë, madje dhe tre ditë pas konsumimit të kërpudhave, sepse “coperina” asimilohet nga organizmi shumë ngadalë.

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe