Alta dhe Anes, sfida e mjekëve për t’i mbajtur në jetë

bebe2

Mjekët dhe Infermierët e Repartit të Terapisë Intensive të S.U.O.GJ. “Mbretëresha Geraldinë” po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e gemelarëve Alta dhe Anes të cilët lindën prematurë 32 javësh. Mjekët pranë këtij materniteti bëjnë me dije se fëmijët erdhën në jetë më date 20 Dhjetor2013 dhe peshonin respektivisht 1150 gramë dhe 1600 gramë. Vogëlushja Alta, e cila është në gjëndje klinike të stabilizuar, erdhi në jetë nga një lindje normale dhe aktualisht është në fazën e oksigjenimit me kaskë. Vogëlushi Anes lindi me operacion dhe ka sëmundjen e Membranave Hyaline shoqëruar me Insuficenzë Respiratore. Ai aktualisht është në fazën e frymëmarrjes së Drejtuar. Falë punës së gjithë ekipit të reanimacionit të bebeve në spitalin tonë, gjëndja klinike e tij premton përmirësim.

Postime të ngjashme

Mjekja hedh foton e mushkërive të një pacienti, shpërthen: Nuk e doni jetën, vjen vetë shoku Covid, ju përqafon e kafshon...
E drejta për trajtim jashtë vendit, pacientët të painformuar. MshMs asnjë informacion publik
Skandal/ MSH jep këshilla për të nxehtin, pacientët e QSUT-së freskohen me copa kartonësh
Bluzat e bardha shkelin kodin e etikës, rrezikojnë gjobë nga 2 000 deri 20 0000 lekë
Drejtoresha e spitalit firmos për dypunësimin e vetes, cakton dhe rrogën
Talasemikët: Mes nesh fëmijë me hepatit dhe HIV
Hemofilikët, pesë muaj pa ‘faktorin e jetës’
Urgjenca e QSUT-së nën presionin e radhëve të gjata, pacientët marrin serumin nëpër korridore