Kryefaqja Dieta Alternativa të shëndetshme për të zëvendësuar sheqerin

Alternativa të shëndetshme për të zëvendësuar sheqerin

0
Shpërndaje

Sheqeri është i dëmshëm kur teprohet, por ndonjëherë, për shkak të shëndetit, edhe një sasi e vogël mund të kthehet problematike. Ja disa alternativa të shëndetshme për ta zëvendësuar atë:

mjalteMjalti: ka vlera të pafundme ushqyese. U jep energji muskujve, qartësi mendjes dhe ndihmon në mënyrë të konsiderueshme funksionin e sistemit tretës. Mjalti është një alternativë shumë e mirë për të zëvendësuar sheqerin, sepse është lehtësisht i kombinueshëm me shumë ushqime apo pije.

Shurupi i orizit: Prodhohet nga orizi dhe për shkak të përbërësve të tij, përdoret si një zëvendësim i fruktozës. Ka kalori shumë të shëndetshme. Ky lloj shurupi mund të jetë një kombinim shumë i mirë në pasta të ndryshme dhe në drithëra.

Sheqeri mund të zëvendësohet mjaft mirë edhe me frutat e tilla si:

Limoni: Miqtë e alkooleve të tjera të ndryshme mund ta mënjanojnë dozën e sheqerit duke shtuar në pije disa feta limoni. Në këtë mënyrë do të kujdeseni për kaloritë e panevojshme.

Grejpfruti: Përdoret në pije të ndryshme dhe në kokteje që t’u japë një shije më të ëmbël dhe është burim mjaft i mirë i vitaminës C.

Rrushi i thatë: Është në kokrra të vogla, të ëmbla dhe mjaft ushqyes. I pasur me fibra bimore dhe antioksidues, rrushi i thatë është ideal për pasta, ëmbëlsira, madje edhe për mish të mbushur.

Banania: Është frut i shijshëm dhe përmban shumë fruktozë. Ju mund të përdorni tulin e saj për torta dhe ëmbëlsira të ndryshme. Banania është një variant mjaft i mirë edhe për një mëngjes të shëndetshëm, e shoqëruar me kos ose qumësht.

Sheqeri mund të merret në mënyrë natyrale edhe nga lëngjet që mund t’i përgatisni vetë si:

Lëngu i mollës (sidomos molla e kuqe), është e pasur me fibra bimore dhe antioksidues. Ajo është një përbërës i duhur për ëmbëlsira të ndryshme ushqyese dhe të shëndetshme.

Lëngu i portokallit, është një shoqerues ideal për kekët dhe ëmbëlsira të tjera që kërkojnë të shoqërohen me shurup.

Erëzat, e tilla si kanella, janë një zëvendësues tjetër ideal, sepse mund të shoqërohet mjaft mirë me kafe apo çaj. Ajo forcon sistemin imunitar dhe nuk ka asnjë kalori shtesë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here