Ambasada Amerikane: Vizitoni shendeti.com.al

shendeti“A E DINI SE… Është ndërtuar një faqe e re interaktive për të gjithë ata shqiptarë që duan të mësojnë më shumë mbi reformat në shëndetësi: https://shendeti.com.al/

Vizitojeni faqen dhe lini komentet tuaja! Kjo gjë do të ndihmojë qeverinë dhe politikëbërësit që të mendojnë mbi mënyra për një trajtim më të mirë të pacientëve”.

Është ky një nga mesazhet më të fundit të shkruara në faqen “Facebook” të Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Një deklaratë e tillë që tregon se vërtet të gjithë njerëzit duhet të jenë më aktivë për të mësuar mbi shëndetin, por edhe për të ndikuar tek personat që bëjnë ligjet tona dhe për të na dhënë më shumë të mira në shërbimin shëndetësor.

Përmes faqes  së gazetës “Shëndet+” shendeti.com.al të gjithë mund të lexojnë të rejat më të fundit të shkencës, mund të mësojnë më shumë për një sëmundje nga e cila vuajnë, mund të dinë më shumë për mënyrën e shëndetshme të jetesës, cilat janë zakonet e mira dhe cilat të gabuara.

Faqja shendeti.com.al ka në vetvete ndarje për fëmijët, adoleshentët, femrat, meshkujt, të moshuarit. Secila prej këtyre kategorive mund të lexojë për veten gjithçka do. E nëse mendoni se nuk keni përgjigjen për diçka që ju intereson, keni një tjetër rubrikë: Pyet mjekun. Në të mund të dërgoni pyetjen që doni dhe do të jenë mjekët e kontaktuar nga gazeta “Shëndet+” ata që do t’ju japin përgjigjen që dëshironi. Kështu, përgjigjen e merrni nga shtëpia, pa ju dashur që të shkoni deri në spital apo poliklinikë.

Nga ana tjetër, do të keni mundësinë që të denonconi një rast abuzimi ku keni qenë dëshmitarë vetë ose ku janë përfshirë të afërmit tuaj.

Ashtu siç thuhet në faqen e Ambasadës Amerikane “Vizitojeni faqen dhe lini komentet tuaja! Kjo gjë do të ndihmojë qeverinë dhe politikëbërësit që të mendojnë mbi mënyra për një trajtim më të mirë të pacientëve”

Kjo faqe është zëri juaj dhe është koha që secili të ngrejë zërin e vet. Nuk është vetëm Ambasada Amerikane që duhet të ngrejë zërin për ne. Nëse të huajt na japin shtysë në drejtimin e duhur, jemi ne ata që e kemi në dorë të ecim dhe të bëjmë më të mirën.

USAID ka një projekt të vetin “Mbështetje Reformës në Shëndetësi” me anë të të cilit ka investuar në spitalet e Tiranës, Lezhës dhe Korçës për një shërbim më të mirë ndaj pacientëve shqiptarë. Sot jeni ju ata që duhet të ngrini zërin pikërisht përmes faqes shendeti.com.al dhe gazetës “Shëndet+” për një shëndet më të mirë dhe një shërbim cilësor ndaj jush.

Postime të ngjashme

A mund të jesh obez pa komplikacione shëndetësore? Ja çfarë thotë mjekja
“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë