Ambasadori amerikan: Shpresoj që të mos sëmureni rëndë

“Shpresoj që të mos sëmureni ndonjëherë rëndë!”. Kështu e nisi deklaratën e etij ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në konferencën e zhvilluar për prezantimin e vëzhgimit të qendrave shëndetësore.

“Populli shqiptar meriton një kujdes shëndetësor funksional, me ilaçet e duhura, me profesionistë mjekësorë të trajnuar dhe me pajisje diagnostikuese moderne”, tha ambasadori amerikan.

Nga vëzhgimi i kryer rezultoi se në qendrat shëndetësore në vend:

-Vetëm 57 për qind e klinikave kishin pajisjet e duhura.

-Vetëm 54 për qind kishin ilaçet e sakta.

-Vetëm 32 për qind  e rasteve të dhunës brenda familjes ishin dokumentuar siç duhet.

-Dhe vetëm 5 përqind e klinikave kishin përshtatshmëri për personat me aftësi të kufizuara.

“I përket Ministrit Beqaj dhe ekipit të tij që t’i përkthejnë këto statistika të qendrave shëndetësore në ndryshime dhe reforma të vërteta për shëndetin e popullit shqiptar”, u shpreh ambasadori amerikan Lu.

Edhe në vëzhgimin e mëparshëm, i mbështetur nga USAID, rezultoi se në rreth 90% të qendrave shëndetësore nuk funksionojnë laboratorët, duke bërë që gjithë njerëzit të dynden në pak qendra për të marrë shërbimin që u duhet.

Nga takimi i sotëm

Nga takimi i sotëm

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi